Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Faqet e internetit të cilat citojnë vetëm dijetarët dhe përhapin akiden e saktë

Alameh Muhammed bin Abdul-Uehab el-Uasabi 

Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=3232

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë mendoni për përhapjen e forumeve dhe faqeve të internetit që përhapin metodologjinë Selefite dhe akiden e vërtetë. Ata postojnë mësimet-derset e dijetarëve të besueshëm dhe i mbrojnë ata? Njerëzit që merren me këto punë janë nxënës të dijes fillestarë, por ata përmendin vetëm fjalët e dijetarëve e ndalojnë fjalët e të tjerëve, gjithashtu ndalojnë që të tjerët pos Selefive të shkruajnë aty. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: “Allahu i shpërbleftë ata me të mira. Kjo i përket bashkëpunimit në të mirë dhe në devotshmëri. Kjo është një vepër e mirë dhe e lus Allahun që t’i shpërblejë ata për këtë veprim. Thirrja në fenë e Allahut është një nga format më të mira për tu afruar tek Allahu. Është obligim që e vërteta t’i rezistojë pasuesve të së kotës. Kjo është një mënyrë për të thirrur në të vërtetën, thirrje për në Kuran dhe Sunnet, thirrje në besimin e Selefëve dhe në metodologjinë e vërtetë.

Dijetari duhet ta bëjë këtë. Gjithashtu, edhe studenti duhet ta bëjë këtë për t’i ndihmuar dijetarët që të përhapet mirësia, dituria dhe fetvatë e ndryshme. Me rëndësi është se, kjo vepër i përket bashkëpunimit në mirësi dhe devotshmëri të cilën Allahu ka urdhëruar përmes fjalëve të Tij:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri dhe mos u ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni Allahut, sepse Allahu është ndëshkues i ashpër.” 5:2

E lus Allahun ta shpërblejë dijetarin dhe studentin për thirrjen që ata bëjnë në Kuran dhe Sunnet dhe për mbrojtjen e metodologjisë dhe besimit (akides) së vërtetë.”

Shpërndaje: