Format e ndryshme të Khul (ndarjes së gruas nga burri)
Imam Ibn Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Kafi (3/141-143)
el-Maktab el-Islami, 1408/1988
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Khul përbëhet nga tre forma:
1 – I lejuar. Kjo do të thotë se gruaja e urren burrin e saj dhe frikësohet që ajo nuk do të përmbushë të drejtat e tij dhe t’i përmbahen kufijve të Allahut në binden ndaj burrit.
Ai Te ala ka thënë:
”Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai).”1
Buhari transmeton me zinxhir e tij të transmetimit:
Gruaja e Thabit bin Kajsit erdhi tek profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: ”O i dërguari i Allahut, unë nuk kam asgjë kundër fesë së Thabitit apo karakterit të tij, përveç se kam frikë që të mos i përmbushi të drejtat në Islam. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: ”A do t’ia kthesh mprapa kopshtin e tij (mehrin)? Ajo tha: Po. Ajo ia ktheu kopshtin atij dhe ai salAllahu alejhi ue selem e urdhëroi Thabitin që ta ndajë atë.
Pos kësaj ajo ishte në nevojë që të ndahet prej tij, dhe se ajo e arrinë këtë vetëm me kompensim.
2 – Kuhli i urryer. Kjo do të thotë Khul pa ndonjë arsye, kur situata ndërmjet bashkëshortëve është e mirë. Kolegët tanë e konsiderojnë këtë të jetë të urryer.
Ai Te ala ka thënë:
”Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimit e, nëse ato u falin me dëshirën e vet diçka prej atyre dhuratave, pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi.”2
Ndërsa sipas fjalës së Ahmedit mund të kuptojnë se kjo është e ndaluar dhe e pavlefshme. Ai tha:
Khul është si hadithi i Sahlas, ajo e urrente burrin e saj dhe ia ktheu dhuratën e martesës (mehrin). Ky është Khul.
Dëshmia për këtë është Fjala e Tij Te ala:
”Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut.”3
Theuban ka treguar se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Nëse një grua i kërkon divorc burrit të saj pa patur ndonjë problem (mes tyre) [4], ajo nuk do të shijohë erën e Xhenetit”. [5]
Transmetuar nga Ebu Daudi.
3 – Khuli i ndaluar. Kjo do të thotë se bashkëshorti me veprimet e tij të padrejta e privon gruan nga të drejtat e saj në mënyrë që ajo të kërkojë shkurorëzim për t’ia kthyer dhuratën e martesës. Kjo është e ndaluar.
Allahu Te ala ka thënë:
”Mos I mbani me zor ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë.”6
Ai nuk e meriton të marrë këtë konpenzim nëse ai e lëshon atë në këtë gjendje dhe merr kompensim, sepse ajo ka qenë e detyruar padrejtësisht që tia kthej atë. Kështu, ai nuk e meriton atë.
_____________________________
[1] 2:229.
[2] 4:4.
[3] 2:229.
[4] Imam el-Adhimabadi rahimehullah ka thënë:
Do të thotë pa asnjë vështirësi që e detyronë atë që të kërkojë divorcin.
(Aun-ul-Ma´bud Sherh Sunen Ebi Davud (6/220))
- 03 Maj, 2016
- Comments are off