Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, fq. 574
Mexhmu’atu Rasa’il Da’uijjeh ue Menhexhijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjaku menstrual nuk është gjak që sugjeron sëmundje apo gjakderdhje. Ky është një gjak natyral që vjen nga mitra. Nuk është asnjë shenjë e ndonjë sëmundje apo mangësie te gruaja. Në fakt, kjo provon plotësinë e gruas. Gjaku që del nga mitra e saj, Allahu e ka krijuar atë në mënyrë që fetusi të ushqehet prej tij. Kur fetusi është në mitrën e nënës Allahu ka lejuar që gjaku menstrual të jetë ushqim për fetusin. Prandaj, një grua shtatzënë, në parim nuk ka periudhë menstruale. Allahu e ka bërë që ai (gjaku) të jetë ushqimi i fetusit në barkun e nënës.
- 16 Mars, 2016
- Comments are off