Gjykimi mbi të emëruarit e fëmijës me disa emra
Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Tuhfat-ul-Maudud bi Ahkam-il-Maulud, fq. 156-157
Maktabah Ibn Tejmijehh, 1420/1999
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Qëllimi i të emëruarit të njeriut është që ai të njihet e të dallohet nga të tjerët. Dhe është më mirë të emërtuarit me një emër të vetëm pasi që është e mjaftueshme. Megjithatë është e lejuar që një njeri të ketë më shumë se një emër apo të ketë një emër, një nofkë dhe një pseudonim.
Sa i përket Emrave të Zotit (te ala), Emrat e Librit Tij dhe emrat e të dërguarit, ata nuk hyjnë në të njëjtën kategori. Me emrat që tregojnë falënderim dhe lavdërim, emërtohet vetëm Ai dhe ato i takojnë vetëm Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij. Allahu (te ala) ka thënë:
”Të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to.” (7:180)
Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit transmetohet nga Xhubejr ibnu-l-Mut’im se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Unë kam pesë emra: Muhammed, Ahmed, el-Mahi me të cilin Allahu do ta shfarosë kufrin, el-Hashir (mbledhës) nën këmbët e të cilit do të tubohen njerëzit dhe al-‘Akib (sepse ai është Profeti i fundit).”
- 01 Maj, 2016
- Comments are off