Gruaja e cila ngrit zëri ndaj burrit të saj
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si i këshilloni gratë që ngrisin zërin e tyre ndaj burrave të tyre dhe u flasin atyre në një mënyrë që bie ndesh me fenë dhe etiketën të cilën e ka urdhëruar Profeti ( sal Allahu alejhi ue selem). Çfarë është gjykimi për këtë?”
Përgjigje: “Allahu (Xhel-le ee eala) ka urdhëruar që bashkëshortët të trajtojnë njëri-tjetrin mirë. Gruaja duhet ta trajtojë burrin e saj mirë dhe burri duhet ta trajtojë gruan e tij mirë. Secili duhet pra të përmbushë detyrimin e tij ndaj tjetrit. Kjo është ajo që është e obliguar. Gruaja që ngre zërin e saj ndaj burrit të saj ka një sjellje të keqe. Ajo ka një sjellje të keqe. Kjo është baza e mosbindjes. Ai duhet ta këshillojë atë dhe ta frikësojë me Allahun (azze ve xhel). Nëse ajo nuk heq dorë nga kjo, ai duhet ta bojkotojë atë dhe ta rrah me goditje të lehta, gjë të cilën Allahu (azze ve xhel) e ka përmendur.”
- 11 Maj, 2016
- Comments are off