Gruaja nuk është si burri
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (79 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Gruaja e ka obligim që të vishet sikurse i ka hije dhe te ketë turp, sepse gruaja është shembull si një burrë që ka turp. Prandaj thuhet:
”Ai është më i turpshëm se një virgjëreshë.”
Veshje e gruas nuk është si e burrit. Turpi i saj nuk është si i burrit. Punët e saj nuk janë si të burrit. Allahu ka dalluar në mes të burrit dhe gruas në të gjitha çështjet përveç dispozitave sheriatike. Kur është fjala për dispozitat sheriatike, të gjithë njerëzit janë të barabartë. Namazi është obligim për burrat dhe gratë. Zekati është i detyrueshëm për burrat dhe gratë. Agjërimi është obligim për burrat dhe gratë. Xhihadi është i detyrueshëm për burrat, por jo për gratë. Sepse gruaja është e dobët dhe nuk ka mundësi të luftojë.
- 08 Maj, 2016
- Comments are off