Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruas i vie cikli pak para se të kalojë koha e drekës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (11 B), min 23.04

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pasi kishte hyrë namazi i drekës, një grua ishte e zënë me disa punë. Ajo dëshiroi të falej para se ti kalonte koha, por mu atëherë i erdhi cikli i saj mujor. A duhet ajo ta falë këtë namaz kur të pastrohet?

Përgjigje: Mendimi i saktë thotë se në qoftë se ajo ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me sa merr kohë falja e një rekati, ajo duhet ta falë këtë namaz kur pastrohet. Profeti ka thënë:

“Ai që e zë një rekat nga namazi i ikindisë, para se të perëndojë dielli, e ka zënë namazin e ikindisë.” 1

Kjo grua ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me sa merr kohë falja e një rekati. Kështu që ajo duhet ta falë këtë namaz.


1 Bukhari (579) dhe Muslimi (608).

Shpërndaje: