Gruja nuk duhet ta pengojë burrin e saj në të kërkuarit e dijes
Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: El-Makhraxh minel-Fitneh, fq. 194
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë ua tërheq vërejtjen në një pikë shumë të rëndësishme: mos e dëgjo gruan tënde e t’i braktisësh studimet/mësimet. Allahu Azza ue Xhel ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ
“O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!” 64:14
I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء
“Unë nuk kam lënë pas meje ndonjë sprovë (fitne) më të dëmshme për burrat sesa gratë.”
Gruaja e Imam ez-Zuhrit e kishte zakon t’i thoshte atij:
“Betohem në Allahun se librat e tu janë më të dëmshëm për mua sesa t’i kishe edhe tri gra të tjera.”
Shumica e grave nuk u ndihmojnë burrave të tyre në kërkimin e dijes, madje shumë prej tyre edhe i pengojnë. Gjithashtu, edhe burri duhet ta ketë parasysh se i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
و لزوجك عليك حقا فأعط كل ذي حق حقه و خير الأمور أوسطها
“Gruaja jote ka të drejta mbi ty, prandaj jepja secilit të drejtën e merituar. Dhe gjëja më e mirë është mesatarja në çdo gjë.”
Mirëpo, ai salAllahu alejhi ue selem nuk tha se duhet të lihet anash kërkimi i dijes.
- 06 Maj, 2016
- Comments are off