Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Habib Ali el-Xhifri është adhurues i varreve

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhhi

Burimi: http://www.darulhadith.com/v2/al-djifri-ar-en-vilseledd-gravdyrkare/

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Debatohet shumë në lidhje me Habib Ali el-Xhifri. Disa njerëz e mbrojnë atë, ndërsa të tjerët tërheqin vërejtjen ndaj tij. Çfarë i këshilloni këta njerëz? A konsiderohet të jetë përgojim i ndaluar për të paralajmëruar kundër tij?

Përgjigje: El-Xhifri është Sufi. Ai është një Sufi dhe Eshari. Ai shkon edhe më tej dhe lavdëron panteistët dhe të tjerët.

Pos kësaj, ai beson se idhujtaria dhe t’u lutesh njerëzve të mirë, njerëzve të vdekur lejohet. Ai merret me mite, është adhurues i varreve, Sufi dhe Eshari.

Kjo nuk konsiderohet përgojim. Kjo është korrekte dhe paralajmërim kundër njerëzve të këqinj, pasuesve të bidateve dhe të devijuarve.

Nuk ka asnjë dyshim merret me mite. Ne kemi dëgjuar fjalët e tij dhe kemi dëgjuar se ai lejon që t’u lutesh njerëzve të vdekur. Po ashtu, ai i atribuon Bukharit dhe Muslimit gënjeshtra ndërsa ai shpjegon hadithet autentike të jenë të dobëta. Ai lejon Teuesul nëpërmjet profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe kërkon argumente tek hadithet e shpikura.

Ai është pra një Eshari, u beson miteve, Sufi dhe adhurues i varreve.

Shpërndaje: