• Hyrje
  • Teuhid
    • Imani, Kufri dhe Shirku
      • Idhujtaria dhe mosbesimi
      • Qëndrimi ndaj ceremonive dhe kremtimeve të kufarëve
      • Festimi i mevludit dhe festat e ashtuquajtura islame
      • Dashuria dhe urrejtja ndaj kufarëve
      • Shtetësia e vendeve kufare
      • Magjia
      • A është injoranca arsyetim?
      • Nuskat
      • Shtyllat dhe elementet e Besimit
    • Shahadeti
    • Teberruk “Kërkimi i bereqetit”
    • Teuesul “Afrimi tek Allahu”
    • Teuhid-ul-Uluhije
    • Teuhid Esma ue Sifat
      • Emrat e Allahut
      • Parime lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut
      • Allahu ua kthen kurthet atyre
      • Afërsia e Allahut
      • Aftësia e Allahut
      • Allahu nuk harron
      • Ardhja e Allahut
      • Bujaria e Allahut
      • Bukuria e Allahut
      • Dashuria e Allahut
      • Dituria e Allahut
      • Drita e Allahut
      • Duart e Allahut
      • Durimi i Allahut
      • Fytyra e Allahut
      • Gishtat e Allahut
      • Këmbët e Allahut
      • Kënaqësia e Allahut
      • Kërciri i Allahut
      • Kibri i Allahut
      • Kuptimi i haditheve: Allahu turpërohet
      • Kuptimi i hadithit: Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij
      • Mëshira dhe hiri i Allahut
      • Dëgjimi i Allahut
      • Të folurit e Allahut
      • Turpi i Allahut
      • Pasuria e Allahut
      • Përjetësia e Allahut
      • Shikimi i Allahut
      • Shikimi në Allahun në Ahiret
      • Shoqërimi i Allahut
      • Vullneti i Allahut
      • Zbritja e Allahut
      • Mbi lartësinë e Allahut
    • Teuhid-ul-Rububije
  • Akide
    • Engjëjt
    • Librat e shenjta
    • Kurani
    • Të dërguarit dhe profetët
    • Profeti Muhammed
    • Shenjat e kijametit
    • Dita e Gjykimit
    • Xheneti
    • Xhehnemi
    • Kaderi
    • Gajbi
    • Jeta në varr
    • Bota e Xhinëve
  • Menhexh
    • Dituria
      • Akideja Selefite e imamëve Hanefij
      • Biografia e dijetarëve
      • Daveti ”Thirrja në Islam”
      • Akuzimi i dijetarëve me Irxha
      • Lavdatat e dijetarëve për Alameh Rabi el-Medkhalin
      • Çka është Vehabizmi?
      • Kërkimi i saktë i diturisë
      • Ilahitë
    • Selefizmi
    • Besimi ynë në lidhje me sahabët
    • Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme
    • Grupet dhe sektet ndaj të cilave dijetarët kanë paralajmëruar
      • Ihja et-Turath el-Islami
      • Ansar-us-Sunnah
      • Kaderi
      • Esharitë
      • Habeshitë
      • Hadaditë
      • Hauarixhët
      • Hizb-ut-Tahrir
      • Ikhuan-ul-Muslimin
      • Jehudët
      • Kaderitë
      • Kadijanitë (Ahmedijah)
      • Krishterët
      • Kuranitë
      • Kutbitë
      • Maturiditë
      • Murxhitë
      • Mutezilitë
      • Rafidat (Shiat)
      • Sa’afikat
      • Sufitë
      • Sururitë
      • Xhebritë
      • Xhehmitë
      • Xhemati Teblig
    • Persona ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar
      • Abdullah Azem
      • Abdul-Fetah Ebu Ghudeh
      • Abdullah el-Ghimari
      • Abdullah el-Ghunejman
      • Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik
      • Abdullah el-Mutlak
      • Abdul-Malik er-Ramadani
      • Abdul-Mexhid ez-Zindani
      • Abdul-Hamid Kishk
      • Adnan Ar´ur
      • Adnan Ibrahim
      • Aid el-Karni
      • Ajman edh-Dhauahiri
      • Ali bin Hasan el-Halebi
      • Ali Xhumu´ah
      • Amėr Khalid
      • Bin Laden
      • Ebu Is´hak el-Huvejni
      • Ebul-Ala el-Meududi
      • Ebul-Hasan el-Maribi
      • Ebu Muhamed el-Makdisi
      • Ebu Mus’ab ez-Zarkaui
      • Feuzi el-Bahrejni
      • Ibrahim er-Ruhejli
      • Ibn Arabi
      • Ibn Sina
      • Jahja el-Haxhuri
      • Jusuf el-Kardavi
      • Jusuf Estes
      • Hamzah el-Milibari
      • Hasan el-Benna
      • Hasan et-Turabi
      • Mahmud el-Hadad
      • Meshhur-Hasan Selman
      • Muhammed Abduh
      • Muhammed Abdul-Meksud
      • Muhammed Arifi
      • Muhammed Iman
      • Muhammed el-Gazali el-Misri
      • Muhammed Rashid Rida
      • Muhammed Hasan
      • Muhammed el-Mas’ari
      • Muhammed el-Magravi
      • Muhammed Mursi
      • Muhamed Surur
      • Muhammed Salih el-Munexhid
      • Muhammed Tarhun
      • Nasir el-Umer
      • Salih el-Megamisi
      • Sefer el-Hauali
      • Selman el-Audeh
      • Sejjid Kutub
      • Sejjib Sabik
      • Sulejman el-Ulvan
      • Ramadan el-Buti
      • Tarik el-Suvejdan
      • Tantaui Xheuahirij
      • Xhemal-ud-Din el-Afgani
      • Zahid el-Keutheri
      • Zakir Naik
      • Sa’id Haua
      • Umer et-Tilmisani
      • Feuaz el-Medkhali
      • Nabil el-Auadi
      • Sad el-Fakih
    • Darul-Islam & Darul-Kufr
    • Hakimijeh
    • Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit ndaj pushtetarëve
    • Tekfiri dhe rregullat e tij
    • Sulmet terroriste & vetëvrasjet
    • Demonstratat, protestat dhe grevat
    • Zgjedhjet dhe votimet
    • Xhihadi në Islam
  • Fikh
    • Parime të Fikhut
    • Betimet dhe kefareti i tyre
    • Pastrimi
      • Abdesi
      • Gusli
      • Tejemumi
      • Mes’hi
      • Uji
      • Papastërtitë
      • Pastrimi i gruas
    • Namazi
      • Koha e namazit
      • Drejtimi kah Kibla
      • Tekbiri
      • Rukuja
      • Sexhdeja
      • Teshehudi
      • Teslimi
      • Bashkimi i namazeve
      • Lënia e namazit
      • Dispozita e sutres
      • Gjykime rreth namazit
      • Ezani & Ikameti
      • Namazet ratibeh
      • Namazi i abdesit
      • Namazi i bajramit
      • Namazi i duhasë
      • Namazi i eklipsit
      • Namazi i xhenazes
      • Namazi i istihares
      • Namazi i natës
      • Namazi i pendimit
      • Namazi i shiut
      • Namazi i të sëmurit
      • Namazi i udhëtarit
      • Namazi i xhumasë
      • Namazi me xhemat
      • Pas kryerjes së namazit
      • Xhamia
      • Sevi Sexhdja – Suxhud-us-Sehu
      • Sexhdja e falënderimit – Suxhud-ush-Shukr
      • Sexhdja e Leximit – Suxhud-ut-Tilauah
      • Namazi i gruas
    • Zekati dhe Sadaka
      • Zekati
      • Sadaka
    • Agjërimi
      • Agjërimi i obliguar
        • Fillimi dhe përfundimi i Ramazanit
        • Virtytet e Ramazanit
        • Agjërimi i gruas
        • Gjykime rreth agjërimit
        • Agjërimi i të sëmurit
        • Agjërimi i udhëtarit
        • Intimiteti gjatë Ramazanit
        • Agjërimi i fëmijëve
        • Syfyri
        • Iftari
        • I’tikafi
        • Nata e Kadrit
        • Zekat-ul-Fitri
      • Agjërimi nafile
        • Agjërimi në Dhul-Hixheh
        • Agjërimi në Muharrem
        • Agjërimi në Rexheb
        • Agjërimi në Sha’ban
        • Agjërimi në Sheual
    • Haxhi dhe Umreja
    • Festat Islame
      • Dita e Bajramit
      • Kurban Bajrami
    • Martesa
      • Fejesa
      • Martesa
      • Marrëdhëniet intime
      • Divorci
    • Tasuir “Imazhet”
    • Vdekja e muslimanit
    • Burri musliman
    • Hixhreti
    • Dhikri
    • Largimi i vesveseve
    • Krime dhe dënime
    • Trashëgimia
    • Shëndeti
      • Rukje
      • Syri i keq
      • Shëndeti
    • Ushqimi dhe pijet
    • Therja e shtazëve
    • Shitblerje
    • Shtazët
  • Gruaja
    • Gruaja dhe shoqëria
      • Arsimimi i gruas
      • Barazia mes gjinive
      • Bashkëjetesa me burrin
      • Dëlirje & edukim
      • Përzierja dhe vetmimi mes gjinive
      • Punësimi
      • Udhëtimi
    • Veshja dhe zbukurimi
      • Fetva të përgjitshme lidhur me veshjen
      • Zbukurimi i fytyrës
      • Zbukurimi i trupit
      • Hixhabi
      • Manikyri
      • Mbathja
      • Nikabi, Burku´u dhe dorëzat
      • Pantollonat
      • Parfumi
      • Rregullimi i flokëve
      • Stolitë
      • Shfaqja e bukurisë – Tabaruxh
      • Veshja karshi grave të tjera
      • Veshja karshi të afërmëve meshkuj
      • Xhilbabi dhe Aba´ah
  • Fëmijët
    • Edukimi i fëmijëve
    • Arsimimi i fëmijëve
    • Akika & emërtimi i fëmijëve
    • Lodrat
    • Mjetet mbrojtëse & aborti
    • Rrobat e fëmijëve
    • Shtatëzania, lindja, mëkimi
  • Prindërit
  • Libra
  • Qëllimi Jonë
    • Lidhja juaj me dijetarët
    • Na Kontaktoni
    • Fotografi

9.Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar

Alameh Rab ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Tri gjëra me të cilat Allahu është i kënaqur dhe tri gjëra me të cilat Ai është i hidhëruar”

Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) përcjellet se profeti ﷺ ka thënë:

”Allahu është i kënaqur me tri gjëra [që ju t’i bëni] dhe i hidhëruar me tri gjëra [kur ju i bëni]: Ai është i kënaqur që ju ta adhuroni Atë dhe të mos i bëni shirk Atij, dhe që ju të gjithë të kapeni për litarin e Allahut dhe të mos përçaheni dhe të jeni të sinqertë ndaj atij që Allahu e ka vendosur në pushtet mbi ju. Dhe Ai është i hidhëruar me tri gjëra [që ju ti bëni]: Thashethemet dhe fjalët boshe, dhe pyetjet e shumta dhe shkapërderdhjen e pasurisë.”

Transmetuar nga Muslimi, Maliku dhe Ahmedi.

Transmetuesi i hadithit:

Ebu Hurejra ed-Dausi. Sahabiu fisnik, hafizi i sahabëve. Emri i tij është Abdurr-Rrahman Ibn Sakhr. Ai vdiq në vitin 59 hixhri.

Shpjegimi i disa fjalëve që përmenden në hadith:

Adhurimi: Është një emërtim që përmbledh gjithçka që Allahu e do dhe është i kënaqur me të në aspektin e fjalëve dhe veprave të dukshme si dhe të padukshme. Pra, të gjithë atë që Allahu e ka urdhëruar pavarësisht nëse ajo është një veprim i rekomanduar apo i detyrueshëm është adhurim. Dhe t’i dedikohet kjo dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.

Shirk: Që në adhurim të vësh hyjni të tjerë karshi Allahut në mënyrë që robi t’i dedikojë disa pjesë të adhurimit të tij dikujt tjetër pos Allahut. Pra, çdo gjë është paracaktuar nga sheriati me të cilat ne jemi urdhëruar në lidhje me besimin, fjalët dhe veprimet; gjitha këto duhet t’i dedikohen vetëm Allahut, këto janë teuhidi, imani dhe sinqeriteti. Dhe dedikimi i tyre dikujt tjetër përveç Allahut është shirk.

Kapja për litarin e Allahut: Është që të kapesh për atë me të cilën erdhi i dërguari i Allahut ﷺ, Kuranin dhe sunnetin.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Në këtë hadith gjenden shenja paralajmëruese profetike:

E para: Inkurajimi për një teuhid të pastër dhe që të zbatohet e drejta më e madhe e Allahut, dhe obligimi më i madhë në Islam, dhe kjo është që të adhurohet vetëm Allahu, i Vetëm. Dhe ky është qëllimi i krijimit të xhinëve dhe njerëzve. Allahu (te ala) ka thënë:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [51:56]

Dhe të qëndroj larg nga shirku në adhurim. Kështu që robi nuk e vendos ndonjë prej krijesave si ortak karshi Allahut duke e bërë atë si një hyjni karshi Allahut në lutjen e tij, në të kërkuarit ndihmë, në sakrifikimin për të, në zotime ndaj tij, në shpresa, në frikë dhe mbështetje.

Sepse është e drejta e Allahut që këto gjëra t’i dedikohen vetëm Atij, Ai nuk është i kënaqur që dikush t’i ndaj këto me të tjerë pos Tij, as me një engjëll të afërt e as një profet që është dërguar si lajmëtar.

E dyta: Të kapurit për litarin e Allahut është ajo me të cilën erdhi i dërguari i Allahut ﷺ Kurani dhe sunneti, dhe e gjithë ajo që i dërguari na mësoi në lidhje me:

Besimin.

Adhurimin.

Sjelljen.

Dhe marrëdhëniet e përditshme.

Asnjë muslimani, asnjë individi, grupi, shoqërie, drejtuesi apo atyre që qeverisen nuk u lejohet që të devijojnë nga diçkra prej bazamenteve të Islamit ose të degëzimeve të tij.

Por është e detyrueshme për të gjithë të besojnë dhe të kapen për të gjitha ato me të cilat erdhi profeti i fundit dhe i dërguari i fundit, dhe t’i jepet përparësi kësaj përpara të gjitha mendimeve dhe udhëzimeve të tjera.

Dhe të gjykohet me atë që i dërguari ﷺ erdhi në të gjitha çështjet dhe t’i bindemi vetëm atij dhe ta pasojmë profetin në të gjitha çështjet fetare të mëdha dhe të vogla. Dhe të qëndrojmë larg nga të gjitha risitë, të gjitha opinionet dhe mëkatet. Dhe përmes kësaj dhe vetëm kësaj muslimanët do të bashkohen dhe bashkimi i tyre i pritur do të ndodh, dhe atëherë mund të thuhet për ta se vërtetë ata të gjithë janë të kapur për litarin e Allahut.

Dhe kjo është ajo që Allahu dëshiron dhe me të cilën Ai i ka urdhëruar muslimanët, e jo një bashkimin politik ndërkohë që secili ka besime, opinione dhe drejtime të ndryshme sepse edhe nëse ky lloj i bashkimit do të ndodh – e cila është diçka e largët – do të ishte e drejtë të thuhet për ta:

”Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” [59: 14]

Së treti: Sinqeriteti ndaj udhëheqësit të muslimanëve. Dhe kjo bëhet duke bashkpunuar me ta në atë që është e mirë dhe t’u bindesh atyre dhe t’i urdhërosh ata me të vërtetën, dhe t’i nxitësh ata dhe t’i kujtosh ata në një mënyrë të bukur dhe të butë, dhe t’i informosh ata rreth të drejtave të muslimanëve të cilat i kanë neglizhuar apo nuk u është bërë me dije në lidhje me to. Dhe të mos rebelohen kundër tyre, të falen pas tyre, të luftojnë së bashku me ta, ti’a paguajnë zekatin atyre, e jo të rebelohen të armatosur kundër tyre madje edhe në qoftë se ata do të shtypin ose të kenë marrëdhënie të këqija me njerëzit. Dhe kjo përfshin edhe që të lutemi për ta që të jenë të mirë dhe të mos i devijojmë ata duke i lavdëruar ata pa meritë.

E katërta: Ndalimi i thashethemeve. Kjo është të hysh në thashethëme dhe të merresh me gënjeshtra, të zbulosh dhe të përhapësh gjëra të liga, të përhapësh thashetheme dhe gënjeshtra. Dhe që një person të tregojë gjithçka që ai dëgjon është e mjaftueshme që personi i tillë të konsiderohet gënjeshtar.

Kjo gjithashtu përfshin të mos thellohemi në çështjet hipotetike që nuk kan ndodhur dhe tu përgjigjemi këtyre pyetjeve para se ato të kenë ndodhur sepse kjo i mban muslimanët larg studimit të Kuranit dhe sunnetit dhe i bën ata shumë të zënë për të mësuar përmendësh dhe që të kuptojnë tekstet.

E pesta: Ndalimi i pyetjeve të shumta. Kjo përfshin të kërkosh pasurinë e njerëzve si paratë ashtu edhe gjëra të tjera, si dhe t’i drejtosh nevojat tek njerëzit. Mosveprimi i këtyre gjërave i përkasin një muslimani për të cilin Allahu dëshiron që ai të jetë i lartësuar dhe i çmuar.

Dhe t’i kërkosj njerëzve në parim është e ndaluar dhe kjo nuk lejohet përveçse në raste urgjente.

Ka tre pasoja/dëme nga ky veprim në të tjera raste përveçse në raste urgjente.

  1. Të jesh ose të bësh veten në nevojë për tjetërkënd pos Allahut dhe kjo është një formë e shirkut.
  2. Ti vësh barrë, ta irritoshë atë që e pyet dhe kjo është një formë e shtypjes kundër krijesave.
  3. Të përulësh veten para dikujt tjetër pos Allahut dhe kjo është të shtypësh vetën tënde.

Kjo nëse ai që kërkon është gjallë dhe në gjendje të japë atë që kërkohet prej tij, e si është puna që t’i kërkohet të vdekurit, i cili nuk është i pranishëm, në ato gjëra që askush pos Allahut nuk është i aftë për t’i dhënë? Kjo vërtet është shirk.

Kjo përfshin ndalimin e pyetjeve të shumta që kanë të bëjnë me njohuritë e fesë. Sidomos pyetjet me synimin për të ngatërruar dhe shkaktuar konflikte, dhe të argumentuarit pa përfitime në një mënyrë të kotë.

Kjo gjithashtu përfshin të thelluarit në çështjet hipotetike që nuk kanë ndodhur dhe për të kërkuar përgjigje për to.

E gjashta: Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë sepse pasuria është një begati nga Allahu dhe pasuria mund t’i ndihmojnë një personi në ibadet ndaj Allahut, dhe që të përpiqet në rrugën e Tij, t’u ndihmoj muslimanëve që kanë të drejtën për t’u ndihmuar siç janë të varfrit, të afërmit dhe të tjerët.

Pra, është obligim për muslimanin që të falënderoj Zotin e tij për këtë begati dhe të sigurohet që ajo të mos shkapërderdhet dhe të mos keqadministrohet, dhe që ajo të mos shpenzohet përveç në atë që Allahu ka ligjësuar ose e ka bërë të lejueshme. Dhe ai nuk ka të drejtë ta shpenzojnë atë në rrugën e shejtanit dhe të mëkateve, ashtu siç ai nuk ka të drejtë ta neglizhojë këtë begati duke e humbur atë.

Mësimet që nxirren nga ky hadith.

  1. Është e detyrueshme që të adhurohet Allahu në mënyrën e duhur.
  2. Është e detyrueshme për të qëndruar larg nga të gjitha format e shirkut të mëdha dhe të vogla.
  3. Është e detyrueshme që të kapemi për litarin e Allahut në të gjitha çështjet dhe ai është Islami me të cilën erdhi profeti Muhammed ﷺ – Kurani dhe sunneti.
  4. Ndalimi i përçarjeve dhe se është e detyrueshme për muslimanët që të bashkohen në të vërtetën.
  5. Se është e detyrueshme për të qenë i sinqertë me udhëheqësit muslimanë dhe të bashkëpunosh me ta në të vërtetën dhe në drejtësi.
  6. Ndalimi i thashethemeve.
  7. Ndalimi i të kërkuarit prej krijesave përveçse në rast emergjence dhe që ata të jenë në gjendje të japin atë. Dhe gjëja më e mirë është që t’i mbështetesh Allahut dhe të kesh durim.
  8. Ndalimi i shkapërderdhjes së pasurisë.
  • 27 Mars, 2016
  • by admin
  • Comments are off
About the Author
  • View all posts by admin
  • Blog
Social Share
  • google-share

Kërko…


Na ndiqni në Rrjetet Sociale

  • Audio-Fetva nga dijetarët Audio-Fetva nga dijetarët
  • Lidhja juaj me dijetarët Lidhja juaj me dijetarët
  • Na ndiqni në Facebook Na ndiqni në Facebook
  • Na ndiqni në Telegram Na ndiqni në Telegram

Artikujt më të lexuar

Refuzim ndaj disa parimeve të Murxhiave - pjesa e parë
No Responses.
Toka, vendbanimi ynë i pa lëvizshëm
No Responses.
Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc
No Responses.
Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
No Responses.
Ateistët janë idhujtarët më të këqinjë
No Responses.

Informata

Artikujt në faqën "Perlat Muslimane" përkthehen vazhdimisht nga librat arabe, audio-kasetat dhe intervistat me dijetarët. Këto pastaj publikohen në faqe pa bërë çensurime, montime apo manipulime. Disa shtesa mund të bëhen në formën e fusnotave ose të ngjashme, por kjo është diçka që sqarohet.

Perlat Muslimane

  • Facebook
  • YouTube

Perlat Muslimane

Views


Copyright © PerlatMuslimane.com "Lejohet kopjimi i materialeve por me kusht që të përmendet burimi dhe të mos bëhen ndryshim në to".

Back to top