• Hyrje
  • Teuhid
    • Imani, Kufri dhe Shirku
      • Idhujtaria dhe mosbesimi
      • Qëndrimi ndaj ceremonive dhe kremtimeve të kufarëve
      • Festimi i mevludit dhe festat e ashtuquajtura islame
      • Dashuria dhe urrejtja ndaj kufarëve
      • Shtetësia e vendeve kufare
      • Magjia
      • A është injoranca arsyetim?
      • Nuskat
      • Shtyllat dhe elementet e Besimit
    • Shahadeti
    • Teberruk “Kërkimi i bereqetit”
    • Teuesul “Afrimi tek Allahu”
    • Teuhid-ul-Uluhije
    • Teuhid Esma ue Sifat
      • Emrat e Allahut
      • Parime lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut
      • Allahu ua kthen kurthet atyre
      • Afërsia e Allahut
      • Aftësia e Allahut
      • Allahu nuk harron
      • Ardhja e Allahut
      • Bujaria e Allahut
      • Bukuria e Allahut
      • Dashuria e Allahut
      • Dituria e Allahut
      • Drita e Allahut
      • Duart e Allahut
      • Durimi i Allahut
      • Fytyra e Allahut
      • Gishtat e Allahut
      • Këmbët e Allahut
      • Kënaqësia e Allahut
      • Kërciri i Allahut
      • Kibri i Allahut
      • Kuptimi i haditheve: Allahu turpërohet
      • Kuptimi i hadithit: Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij
      • Mëshira dhe hiri i Allahut
      • Dëgjimi i Allahut
      • Të folurit e Allahut
      • Turpi i Allahut
      • Pasuria e Allahut
      • Përjetësia e Allahut
      • Shikimi i Allahut
      • Shikimi në Allahun në Ahiret
      • Shoqërimi i Allahut
      • Vullneti i Allahut
      • Zbritja e Allahut
      • Mbi lartësinë e Allahut
    • Teuhid-ul-Rububije
  • Akide
    • Engjëjt
    • Librat e shenjta
    • Kurani
    • Të dërguarit dhe profetët
    • Profeti Muhammed
    • Shenjat e kijametit
    • Dita e Gjykimit
    • Xheneti
    • Xhehnemi
    • Kaderi
    • Gajbi
    • Jeta në varr
    • Bota e Xhinëve
  • Menhexh
    • Dituria
      • Akideja Selefite e imamëve Hanefij
      • Biografia e dijetarëve
      • Daveti ”Thirrja në Islam”
      • Akuzimi i dijetarëve me Irxha
      • Lavdatat e dijetarëve për Alameh Rabi el-Medkhalin
      • Çka është Vehabizmi?
      • Kërkimi i saktë i diturisë
      • Ilahitë
    • Selefizmi
    • Besimi ynë në lidhje me sahabët
    • Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme
    • Grupet dhe sektet ndaj të cilave dijetarët kanë paralajmëruar
      • Ihja et-Turath el-Islami
      • Ansar-us-Sunnah
      • Kaderi
      • Esharitë
      • Habeshitë
      • Hadaditë
      • Hauarixhët
      • Hizb-ut-Tahrir
      • Ikhuan-ul-Muslimin
      • Jehudët
      • Kaderitë
      • Kadijanitë (Ahmedijah)
      • Krishterët
      • Kuranitë
      • Kutbitë
      • Maturiditë
      • Murxhitë
      • Mutezilitë
      • Rafidat (Shiat)
      • Sa’afikat
      • Sufitë
      • Sururitë
      • Xhebritë
      • Xhehmitë
      • Xhemati Teblig
    • Persona ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar
      • Abdullah Azem
      • Abdul-Fetah Ebu Ghudeh
      • Abdullah el-Ghimari
      • Abdullah el-Ghunejman
      • Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik
      • Abdullah el-Mutlak
      • Abdul-Malik er-Ramadani
      • Abdul-Mexhid ez-Zindani
      • Abdul-Hamid Kishk
      • Adnan Ar´ur
      • Adnan Ibrahim
      • Aid el-Karni
      • Ajman edh-Dhauahiri
      • Ali bin Hasan el-Halebi
      • Ali Xhumu´ah
      • Amėr Khalid
      • Bin Laden
      • Ebu Is´hak el-Huvejni
      • Ebul-Ala el-Meududi
      • Ebul-Hasan el-Maribi
      • Ebu Muhamed el-Makdisi
      • Ebu Mus’ab ez-Zarkaui
      • Feuzi el-Bahrejni
      • Ibrahim er-Ruhejli
      • Ibn Arabi
      • Ibn Sina
      • Jahja el-Haxhuri
      • Jusuf el-Kardavi
      • Jusuf Estes
      • Hamzah el-Milibari
      • Hasan el-Benna
      • Hasan et-Turabi
      • Mahmud el-Hadad
      • Meshhur-Hasan Selman
      • Muhammed Abduh
      • Muhammed Abdul-Meksud
      • Muhammed Arifi
      • Muhammed Iman
      • Muhammed el-Gazali el-Misri
      • Muhammed Rashid Rida
      • Muhammed Hasan
      • Muhammed el-Mas’ari
      • Muhammed el-Magravi
      • Muhammed Mursi
      • Muhamed Surur
      • Muhammed Salih el-Munexhid
      • Muhammed Tarhun
      • Nasir el-Umer
      • Salih el-Megamisi
      • Sefer el-Hauali
      • Selman el-Audeh
      • Sejjid Kutub
      • Sejjib Sabik
      • Sulejman el-Ulvan
      • Ramadan el-Buti
      • Tarik el-Suvejdan
      • Tantaui Xheuahirij
      • Xhemal-ud-Din el-Afgani
      • Zahid el-Keutheri
      • Zakir Naik
      • Sa’id Haua
      • Umer et-Tilmisani
      • Feuaz el-Medkhali
      • Nabil el-Auadi
      • Sad el-Fakih
    • Darul-Islam & Darul-Kufr
    • Hakimijeh
    • Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit ndaj pushtetarëve
    • Tekfiri dhe rregullat e tij
    • Sulmet terroriste & vetëvrasjet
    • Demonstratat, protestat dhe grevat
    • Zgjedhjet dhe votimet
    • Xhihadi në Islam
  • Fikh
    • Parime të Fikhut
    • Betimet dhe kefareti i tyre
    • Pastrimi
      • Abdesi
      • Gusli
      • Tejemumi
      • Mes’hi
      • Uji
      • Papastërtitë
      • Pastrimi i gruas
    • Namazi
      • Koha e namazit
      • Drejtimi kah Kibla
      • Tekbiri
      • Rukuja
      • Sexhdeja
      • Teshehudi
      • Teslimi
      • Bashkimi i namazeve
      • Lënia e namazit
      • Dispozita e sutres
      • Gjykime rreth namazit
      • Ezani & Ikameti
      • Namazet ratibeh
      • Namazi i abdesit
      • Namazi i bajramit
      • Namazi i duhasë
      • Namazi i eklipsit
      • Namazi i xhenazes
      • Namazi i istihares
      • Namazi i natës
      • Namazi i pendimit
      • Namazi i shiut
      • Namazi i të sëmurit
      • Namazi i udhëtarit
      • Namazi i xhumasë
      • Namazi me xhemat
      • Pas kryerjes së namazit
      • Xhamia
      • Sevi Sexhdja – Suxhud-us-Sehu
      • Sexhdja e falënderimit – Suxhud-ush-Shukr
      • Sexhdja e Leximit – Suxhud-ut-Tilauah
      • Namazi i gruas
    • Zekati dhe Sadaka
      • Zekati
      • Sadaka
    • Agjërimi
      • Agjërimi i obliguar
        • Fillimi dhe përfundimi i Ramazanit
        • Virtytet e Ramazanit
        • Agjërimi i gruas
        • Gjykime rreth agjërimit
        • Agjërimi i të sëmurit
        • Agjërimi i udhëtarit
        • Intimiteti gjatë Ramazanit
        • Agjërimi i fëmijëve
        • Syfyri
        • Iftari
        • I’tikafi
        • Nata e Kadrit
        • Zekat-ul-Fitri
      • Agjërimi nafile
        • Agjërimi në Dhul-Hixheh
        • Agjërimi në Muharrem
        • Agjërimi në Rexheb
        • Agjërimi në Sha’ban
        • Agjërimi në Sheual
    • Haxhi dhe Umreja
    • Festat Islame
      • Dita e Bajramit
      • Kurban Bajrami
    • Martesa
      • Fejesa
      • Martesa
      • Marrëdhëniet intime
      • Divorci
    • Tasuir “Imazhet”
    • Vdekja e muslimanit
    • Burri musliman
    • Hixhreti
    • Dhikri
    • Largimi i vesveseve
    • Krime dhe dënime
    • Trashëgimia
    • Shëndeti
      • Rukje
      • Syri i keq
      • Shëndeti
    • Ushqimi dhe pijet
    • Therja e shtazëve
    • Shitblerje
    • Shtazët
  • Gruaja
    • Gruaja dhe shoqëria
      • Arsimimi i gruas
      • Barazia mes gjinive
      • Bashkëjetesa me burrin
      • Dëlirje & edukim
      • Përzierja dhe vetmimi mes gjinive
      • Punësimi
      • Udhëtimi
    • Veshja dhe zbukurimi
      • Fetva të përgjitshme lidhur me veshjen
      • Zbukurimi i fytyrës
      • Zbukurimi i trupit
      • Hixhabi
      • Manikyri
      • Mbathja
      • Nikabi, Burku´u dhe dorëzat
      • Pantollonat
      • Parfumi
      • Rregullimi i flokëve
      • Stolitë
      • Shfaqja e bukurisë – Tabaruxh
      • Veshja karshi grave të tjera
      • Veshja karshi të afërmëve meshkuj
      • Xhilbabi dhe Aba´ah
  • Fëmijët
    • Edukimi i fëmijëve
    • Arsimimi i fëmijëve
    • Akika & emërtimi i fëmijëve
    • Lodrat
    • Mjetet mbrojtëse & aborti
    • Rrobat e fëmijëve
    • Shtatëzania, lindja, mëkimi
  • Prindërit
  • Libra
  • Qëllimi Jonë
    • Lidhja juaj me dijetarët
    • Na Kontaktoni
    • Fotografi

5.Rreziku i të luturit dikë tjetër pos Allahut (te ala)

Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” 

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

“Rreziku i të luturit dikë tjetër pos Allahut (te ala)”

Ibn Mesudi tregoi se profeti ﷺ ka thënë:

”Ai që vdes dhe është në gjendjen ku ai lutë tjetër kënd pos Allahut do të hyjë në zjarr.”

Transmeton Bukhari.

Dhe nga Xhabiri se profeti ﷺ ka thënë:

”Kushdo që e takon Allahun pa i bërë shirk Atij do të hyjnë në xhenet dhe kushdo që takohet me Të dhe i bën shirk Atij do të hyjë në zjarr.”

Transmeton Muslimi.

Dy sahabët të cilët kanë transmetuar hadithet:

Abdullah ibn Mesudi ibn Ghafil ibn Habib el-Huthali dhe Ebu Abdirr-Rrahman një nga të parët në Islam, dhe një nga dijetarët e mëdhenj të sahabëve, person me merita, etikë dhe veprime të shumta dhe të vlefshme. Umeri e caktoi atë si udhëheqës i Kufas dhe ai vdiq në Medine në vitin 32 hixhri.

Xhabir ibn Abdullah ibn Amr ibn Hiram el-Ensari es-Selami. Sahabi i cili është biri i një sahabiu. Ai luftoi me profetin në 19 beteja. Ai vdiq në Medine pas vitit 70 hixhri.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Hadithi sqaron se çfarë pozite ka lutja (duaja) dhe se ajo është një nga format më të fuqishme të adhurimit dhe ndër të drejtat më madhore të Allahut sepse ai që ia dedikon dikuj tjetër këtë vepër do të bëhet mushrik i cili i ka bërë ortak Allahut dhe e ka bërë të njejtë në adhurim dhe i ka dhënë të drejtën e adhurimit.

Dhe kjo është mosbindje ndaj Allahut dhe kundërshtim ndaj profetëve të Tij, dhe është përgënjeshtrim i të dërguarëve të Tij, thirrja dhe mesazhi i të cilëve ishte i bashkuar se është e detyrueshme për t’ia dedikuar të gjithë adhurimin Allahut, dhe nga format më të fuqishme të adhurimit është lutja.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Lutja është adhurim.”

Dhe Allahu (te ala) ka thënë:

”Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” [El A’raf, 55]

Dhe Ai tha:

Zoti juaj ka thënë: ”M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” [Gafir, 60]

Dhe Ai tha kur Ai ndaloi t’i bëhet lutje dikujt tjetër përveç Tij:

”Dhe mos lut tjetër përveç Allahut, çfarëdo qoftë, që kurrë nuk do të të sjell ty përfitim dhe as nuk do të të dëmtojë, por në rast se vepron kështu, atëherë patjetër që do të jesh prej dhalimunëve (mohuesve, keqbërësve).” [Junus, 106]

Dhe Ai tha:

”Pra, mos lutni ilah (zot) tjetër me Allahun se përndryshe do të jeni prej atyre që ndëshkohen.” [Shuara, 213]

Pra t’i lutesh dikujt tjetër pos Allahut, llogaritet sikurse ta adhurosh atë – Allahu na ruajt.

Allahu tha, kur i qortoi idhujtarët:

”Do t’u thuhet: “Ky dënim është për shkak se kur bëhej thirrja për të besuar Allahun Një të Vetëm, ju nuk besuat, por kur Atij i viheshin shokë e i mvisheshin të barabartë, ju i besuat këta. Kështu pra, Gjykimi është vetëm i Allahut, më të Lartit, më të Madhit! Ai është i cili ju shpall qartë ajetet e Tij (provat, shenjat, shpalljet) dhe zbret për ju furnizim nga qielli. Dhe nuk i përkujtojnë veçse ata që i kthehen Allahut në nënshtrim e me pendim. Kësisoj, lutjuni ju vetëm Allahut duke e bërë besimin tuaj të pastër vetëm për Atë Një e të Vetëm, duke iu përkushtuar plotësisht vetëm fesë së Tij dhe vetëm për hur të Tij, sado që të urrejnë kufarët (këtë besim).” [Gafir, 12-14]

Duke i gjykuar si të devijuar ata që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, Ai tha:

”Kush është më i devijuar se sa ai i cili lut në vend të Allahut të atillë që nuk do t’i përgjigjen atij deri në ditën e ringjalljes dhe të cilët madje janë krejt të pavetëdijshëm për lutjet që u bëhen atyre? Dhe kur njerëzimi të grumbullohet në ditën e kijametit, ata idhujt e tyre do të bëhen armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” [El-Ahkaf, 5-6]

Allahu ka thënë:

”Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënë që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t’ju përgjigjen juve, në ditën e kijametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E kush nuk të informon ty si i Dijshmi (Allahu).” [Fatir, 13-14].

Dhe përmes këtyre teksteve dhe të ngjashme prej Kuranit dhe sunnetit i sqarohet atij që Allahu i ka dhënë vizion të zgjeruar, zemër të shëndritur dhe i cili është i kënaqur dhe i rehatshëm, se sa e rëndësishme është lutja dhe pozita e saj në besimin Islam.

Dhe për shkak të kësaj pozite të lutjes, Allahu kërcënon atë që nuk i nënshtrohet Atij me lutje, duke e futur në zjarrë të poshtëruar. Allahu (te ala) ka thënë:

”Ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” [40: 60]

Dhe profeti e kërcënon me xhehenem atë që i bën lutje dikujt tjetër pos Allahut, si në këtë hadith:

”Kushdo që vdes dhe është në gjendjen ku ai i lutet dikujt tjetër pos Allahut, do të hyjë në zjarr.”

Mësimet që nxirren nga ky hadith:

  1. Pozita e lutjes dhe se kjo është forma më e madhe e adhurimit.
  2. Ti bëhet lutje dikujt tjetër përveç Allahut është shirk i madh dhe një padrejtësi e madhe.
  3. Se ai që i lutet dikujt tjetër pos Allahut ka vetëm zjarrin si shpërblim në jetën tjetër nëse ai vdes në atë gjendje.
  • 26 Mars, 2016
  • by admin
  • Comments are off
About the Author
  • View all posts by admin
  • Blog
Social Share
  • google-share

Kërko…


Na ndiqni në Rrjetet Sociale

  • Audio-Fetva nga dijetarët Audio-Fetva nga dijetarët
  • Lidhja juaj me dijetarët Lidhja juaj me dijetarët
  • Na ndiqni në Facebook Na ndiqni në Facebook
  • Na ndiqni në Telegram Na ndiqni në Telegram

Artikujt më të lexuar

Refuzim ndaj disa parimeve të Murxhiave - pjesa e parë
No Responses.
Toka, vendbanimi ynë i pa lëvizshëm
No Responses.
Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc
No Responses.
Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
No Responses.
Ateistët janë idhujtarët më të këqinjë
No Responses.

Informata

Artikujt në faqën "Perlat Muslimane" përkthehen vazhdimisht nga librat arabe, audio-kasetat dhe intervistat me dijetarët. Këto pastaj publikohen në faqe pa bërë çensurime, montime apo manipulime. Disa shtesa mund të bëhen në formën e fusnotave ose të ngjashme, por kjo është diçka që sqarohet.

Perlat Muslimane

  • Facebook
  • YouTube

Perlat Muslimane

Views


Copyright © PerlatMuslimane.com "Lejohet kopjimi i materialeve por me kusht që të përmendet burimi dhe të mos bëhen ndryshim në to".

Back to top