Hauarixhët fshihen pas terrorizmit në Evropë, e jo Selefitë
Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: es-Selefijun Bari’un min el-A´mal el-Irhabijjah, fq. 164-166
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Lidhur me terroristët e sotëm të cilët bartin eksplozivë apo drejtojnë makina me eksplozivë dhe pastaj shpërthejnë veten në mesin e turmave, kjo është një mashtrim që ska të bëjë fare me Islamin. Islami nuk e miraton këtë veprim. Sulmet vetëvrasëse sot në Britani dhe në vende të tjera janë të kryera dhe të planifikuara nga Tekfircat Hauarixhë të cilët u dënuan nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem kur ai tha:
”Në fund të kohës do të vijë një popull. Ata janë rë rinj në moshë dhe mendjelehtë. Ata flasin me fjalët më të mira, por ata dalin nga Islami në të njëjtën mënyrë sikurse del shigjeta tejpërtej nga gjahu. Besimi i tyre nuk kalon më poshtë se fyti i tyre. Vritni ata kudo që ti takoni. Ai që i vret ata me siguri do të shpërblehet në Ditën e Gjykimit ”.
”Të mbyturit më të këqinjë që janë mbytur nën qiell dhe të mbyturit më të mirë janë ata të cilët i kanë vrarë qentë banorë të Zjarrit. Ata ishin mysliman por u bënë kufarë.”
”Vritni ata kudo që ti gjeni.”
”Qentë e Zjarrit.”
Ata depërtojnë në fe do të thotë se ata përfundojnë në anën tjetër; ata dalin jashtë fesë pa mbetur asgjë prej saj në ta.
Bazuar në këtë, ne e dimë se Islami nuk ka të bëjë asgjë me këto veprime budallaqe dhe këta kriminel guximtarë. Vepruesit dhe krimet dhe mizoritë e tyre duhet të jetë të dënuara. Ata që akuzojnë Selefitë, të cilët pasojnë Kuranin, Sunnetin dhe metodologjinë e sahabëve, akuzojnë për sulmet me bomba në Britani dhe në vende të tjera që rezulton në vrasje, shkatërrime, gjakderdhje, terror dhe rebelim kundër vendit, në fakt ata janë themelor të këtyre mëkateve që ata duan t’ua përshkruajnë të tjerëve. Këta njerëz janë të Al-Kaides që pasojnë Usamah bin Ladenin, el-Mas’ari, Sad el-Fakih dhe të tillët. Këta njerëz kanë marrë edukimin e tyre nga librat e shkruar nga mendimtarët si Sejjid Kutbi dhe shokët e tij të cilët kanë metodologji të gabuara dhe bëjnë tekfir të padrejtë mbi myslimanët.
- 25 Prill, 2016
- Comments are off