Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hije dyshimi mbi librin El-Fikh el-Ekber të transmetuar nga er-Rrazi

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 46-47

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Libri “El-Fikh el-Ekber”, që transmetohet nga Hammad bin Ebi Hanefe nga babai i tij është i njohur. Sipas shumicës së Hanafive i gjithë libri janë fjalët e Imamit. Megjithatë, është shumë e dyshimtë nëse libri është me të vërtetë i Imam Ebu Hanifes. Duket në disa kaptuj studimi, duke përfshirë zinxhirin e transmetimi të librit.

Libri është i njohur se transmetohet Muhammed bin Mukatil Er-Rrazi, nga Isam bin Jusuf, nga bin Ebu Hammad bin Ebi Hanife, nga Ebu Hanife (rahimehullah).

1 – Muhammed bin Mukatil er-Rrazi nuk përbën asnjë argument.

Imam Bukhariu ka thënë:

“Më parë hidhem nga qielli se sa të rrëfej nga Muhamed bin Mukatil.”1

Hafidh Edh-Dhehebi ka thënë:

“Ai është i dobët.”2

Hafidh Ibn Haxheri ka thënë:

“Ai është i dobët.”3

Këto fjalë të Imamëve dëshmojnë dobësinë e Muhammed bin Mukatilit dhe se transmetimi i tij nuk është i besueshëm. Kjo vlenë veçanërisht në lidhje me fjalët e Imam Bukharit që tregojnë se sa i dobët është transmetuesi.

2- Isam bin Jusuf është el-Balkhi.

Ibn Sa’di ka thënë për të:

“Dijetarët e konsideronin atë të dobët në lidhje me lëmin e hadithit.”4

Ibn Adi ka thënë për të:

“Ai është vetëm në tregimin e gjërave nga eth-Theuri dhe nga të tjerë.”5

3 – Sa i përket Hammad bin Ebu Hanifes.

Ibn Adi ka thënë për të:

“Unë nuk e di që ai të ketë transmetuar diçka të saktë.”6

Edh-Dhehebi ka thënë për të:

“Ibn  Adi dhe të tjerët e konsideruan të dobët atë për shkak të kujtesës së tij të dobët.”7

Kështu pra duket zinxhiri i transmetimit të librit. Një studiues nuk mund të ndihet i qetë me një zinxhir të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për Muhammed bin Mukatil er-Rrazin. E gjithë kjo hedh hije të mëdha të pasigurisë rreth lidhjes së këtij libri me Imam Ebu Hanifen (rahimehullah).


1 Lisan-ul-Mizan (5/388) nga Ibn Haxheri.

2 El-Mughni fidh-Dhu’afa (2/635).

Et-Taqrib (2/136).

4 Mizan-ul-I’tidal (3/67).

5 El-Kamil (5/2008).

6 El-Kamil (2/669).

7 Mizan-ul-I’tidal (1/590).

Shpërndaje: