Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

62.Ibn Xhibrini duhej të përmendte gabimet e Kutubit dhe të el-Bennës

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 88-92

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Jo shumë kohë më parë, Shejkhu fisnik Abdullah bin Abdir Rahman el-Xhibrin – Allahu i dhashtë sukses – u pyet në lidhje me Sejjid Kutubin dhe Hasan el-Bennën dhe punimet dhe davetin e tyre. Pas një hyrje të shkurtër, Shejkhu u përgjigj si më poshtë:

“Sejjid Kutubi dhe Hasan el-Benna i përkasin dijetarëve të muslimanëve dhe thirrësave islam. Allahu ka sjellë dobi me ta dhe ka udhëzuar shumë njerëz nëpërmjet tyre. Ata kanë bërë një përpjekje të madhe që nuk mund të mohohet. Si rezultat, Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi ndërmjetësoi për Sejjid Kutubin kur ai u dënua me ekzekutim. Udhëheqësi Xhemal Abdun-Nasir – Allahu i dhashtë atij atë që meriton – nuk e pranoi ndërmjetësimin. Pasi që u vranë të dytë, ata u quajtën “shehidë” pasi që ata ishin vrarë në mënyrë të padrejtë. Këtë e dëshmuan të gjithë dhe kjo u përhap në gazeta dhe libra pa u qortuar. Pastaj dijetarët pranuan librat e tyre. Allahu sjelli dobi me ta. Për njëzet vjet askush nuk foli keq për ta. Në qoftë se është kështu se ata ranë në gabime të vogla, si keqinterpretimi [në lidhje me cilësitë e Allahut] dhe të ngjashme, kështu që askush nuk ka thënë se ata janë mosbesimtarë. Dijetarët e hershëm si Neveviu, es-Sujuti, Ibn-ul-Xhauzi, Ibn Atijjeh, Khatabi, el-Kastalani dhe shumë të tjerë bënë të njëjtën gjë.

Unë kam lexuar atë çfarë Shejkh el-Rabi Medkhali shkroi lidhur me refuzimin ndaj Sejjid Kutbit dhe kam parë se titujt e tij nuk janë në përputhje me realitetin. Atëherë ai (Ibn Xhibrini) u refuzua nga Shejkh Bakr Ebu Zejdi (hafidhehullah). Pos kësaj ai iu vërsul Shejkh Abdurr-Rrahman Abdul-Khalikit dhe interpretoi fjalët e tij në një mënyrë devijuese edhe pse ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë.”

Kur unë përmend këtë pjesë të përgjigjes së Shejkh Abdullahit, nuk dua të diskutojë me të në të njëjtën mënyrë sikurse bisedoj me një person i cili ka mendimet e devijuara dhe bidatet e qarta. Unë po e përmend që lexuesit fisnikë të mendojnë për këtë dhe të përfitojnë nga përmbajtja e  saj. Urtësia megjithatë është rruga e besimtarit dhe ai e merr atë kudo që ta gjejë.

Megjithatë, unë kam vënë në pah disa gjëra që shfaqen në përgjigje:

E para – Sikur Shejkh Abdullahi të kishte përmendur disa nga gabimet e qarta të Sejjid Kutbit dhe Hasan el-Bennës pasi i lavdëroi ata. Sikur ai të kishte përmendur idetë e tyre shkatërruese që sulmojnë zemrën dhe mendjen. Shembujt e tyre janë si më poshtë:

1 – Sejjid Kutbi tha për Muavijen dhe Amr bin el-Asin, kur i akuzoi ata për hipokrizi, gënjeshtër, mashtrim dhe tradhti. Unë tashmë e kam refuzuar Sejjidin në lidhje me këtë temë, prandaj i referoheni asaj.

2 – Ajo që ai tha lidhur me kalifatin e Uthmanit, kur ai tha se ka pasur një boshllëk mes Umerit dhe Ali ibn Ebi Talibit.

3 – Ajo që Sejjid Kutbi vie në përfundim, kur ai thotë se nuk ka shoqëri islame sot e cila gjykon me ligjin e Allahut dhe me të kuptuarit islam.

4 – Shprehja e tij se xhamitë në botën islame (sot) janë tempuj pagane.

5 – Shprehja e tij se fjala “La ilahe il-la Allah”, do të thotë se nuk ka asnjë Gjyqtar dhe Krijues pos Allahut, dhe kështu duke e lënë kuptimin e vërtetë dhe të saktë që është detyrim ta kemi, domethënë se askush tjetër përveç Allahut nuk ka të drejtë të adhurohet.

6 – Sejjidi refuzoi hadithet në lidhje me besimin që janë ehad, e cila është në kundërshtim me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në këtë çështje.

7 – Pozicioni i tij ndaj socializmit destruktiv që ai e miraton.

8 – Pozicioni i tij ndaj mosbesimtarëve. Ai thotë se duhet t’i duam dhe të kemi miqësi me ta, nëse nuk luftojnë kundër nesh1.

Këto janë disa nga gabimet serioze dhe të neveritshme të Sejjidit që prekin parimet dhe të drejtat e fesë.

Sikurse ai të kishte përmendur gabimet e Hasan el-Bennës në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë larg prej tyre, sepse ata kanë më shumë eufori për këta dy persona sesa për Shejkh Abdullahin. Disa prej tyre janë:

1 – Besimi Tafuidh shtrembërimin në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut që Hasan el-Benna miratoi. Përveç kësaj, ai donte që t’i konsideronte të parëndësishme kundërshtimet ndërmjet Selefëve dhe gjeneratave të mëvonshme në lidhje me çështjet e besimit2. Ne kemi përmendur tashmë se si Imam Ibnu Tejmijeh e kritikoi Tafuidhin.

2 – Ai ishte i ndikuar nga disa lëvizje Sufiste. Ai i lavdëroi ata, të gjallë dhe të vdekur, derisa vdiq. Prej tyre janë Hasafijjeh dhe Marghanijjeh3.

3 – Ai merrte pjesë me pasuesit e bidateve kur ata festonin ditëlindjen e profetit (salAllahu alejhi ue selem). Ai e kishte zakon të udhëtonte në udhëtime të natës dhe lexonte poezi që përmbanin gënjeshtra të qarta dhe mëkate të neveritshme. Për shembull, ai tha:

“Ky i dashur – d.m.th. profeti – me të dashurit e tij ka qenë i pranishëm dhe ia ka falur gabimet secilit për atë që i ka ndodhur.”4

4 – Hasan el-Benna tha se problemi ynë me jehudët nuk është problem fetar5.

5 – Ai thërriste që ti besatoheshin për bindje atij që përbëhej nga dhjetë shtylla6.

6 – Ai prishi imazhin e thirrjes hyjnore kur ai ia hapi rrugën çdo njërit që dëshiroj të jetë i përfshirë dhe të thërret në Islam, edhe nëse ata do të ishin Rafidat, Sufitë dhe të tjerët.

Ka më shumë gabime të mëdha të refuzuara nga Islami deri në Ditën e Gjykimit. Fakti që kjo është kështu, Shejkh Abdullah bin el-Xhibrin duhet të paralajmërojë të rinjtë në lidhje me këto gabime për të cilat ata nuk kanë dije dhe në të cilat ata edhe mund të bien nga padituria. I vetmi justifikim është nëse ai nuk e di këtë. Atëherë ai është i arsyetuar. Në këtë rast, kjo do të thotë se tezkija e tij bazohet në atë që është përhapur në mesin e masës lidhur me këta dy burra. Kjo në vetvete nuk sjell dobi asgjë. Sepse tezkija është si një dëshmi dhe dëshmia bazohet në dije.

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَلَا يَمْلِكُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

“Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë, përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.”7 

Kjo vlen veçanërisht në qoftë se dëshmia e ka prejardhjen nga një dijetarë si Shejkh Abdullah el-Xhibrini dhe kolegët e tij nga dijetarët e mëdhenj.


1 Nehu Muxhtama Islami, fq. 119-120

2 Shih “Rasa’il-ul-‘Aka’id”, fq. 74

3 Shih “Kafilat-ul-Ikhuan” (2/8).

4 Mudhakkirat-ud-Dauah ued-Daijat, fq. 58 dhe 71-72

5 Shih “el-Ikhuan el-Muslimun Ahdath san’at-it Tarikh”, fq. 409

6 Risalat-ut-Ta’alim, fq. 3, nga Hasan el-Benna, dhe “el-Madkhal li Da’uat li-il-Ikhuan” nga Sa’id Hauua.

7 43:86

Shpërndaje: