Imam Albani është dijetar i madh
Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A bën të pyesim nëse Albani ishte më i ditur apo Buhariu? Sikur ai mundohet më këtë të degradojë Albanin.”
Përgjigje: “Allahu na mjafton neve dhe tek Ai mbështetemi. El-Albani është dijetar i madh. Shikoni veprat e tij! Gjeni dikë që ka bërë atë çfarë ai ka bërë? E ‘burgosi’ veten e tij 80 vjet (dhe qëndroi edhe me vite të tëra) në bibliotekën ‘Edh-Dhahirijeh’. Ai shkroi e publikoi shkrime të ndryshme dhe e pastroi Sunnetin. Megjithatë, ata thonë el-Albani … Subhan-Allahil-Adhim! Allahu e faltë atë, pastë mëshirë ndaj tij dhe të rrisë gradën e tij në Xhenet! Ai ka bërë gjëra që pak njerëz (ndonjëherë) ishin në gjendje për t’i arritur. Ai sqaroi dhe shpjegoi (shkallët e haditheve) dhe e klasifikoi Sunnetin në autentik dhe jo autentik; i ndau hadithet autentike veçmas dhe ato të dobëtat veçmas.”
- 06 Maj, 2016
- Comments are off