Injorantët duhet paralajmëruar ndaj Pasuesve të Bidateve
Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është prej parimeve të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit paralajmërimi ndaj Pasuesve të Bidateve?
Përgjigje: Lidhur me paralajmërimin ndaj Pasuesve të Bidateve, personi i cili është injorant ndaj dyshimeve të tyre, duhet të paralajmërohet. Ndërsa ai që ka dije për të, nuk ka nevojë që të paralajmërohet.
Shumica e njerëzve mund të jenë injorant në lidhje me Pasuesit e Bidateve dhe si duhet qenë në lidhje me dashurinë dhe urrejtjen ndaj tyre.
Bidatet e rënda që mund të nxjerrin njeriun nga feja, përfshihet nga fjala e Allahut Xhele ue ‘Ala:
لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ
“Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe Profetit të Tij…” 58:22
Bidatet të cilat janë në shkallën e mosbesimit i kundërvihen Allahut dhe të ëdrguarit e Tij.
- 05 Maj, 2016
- Comments are off