Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Jam betuar me Mus’haf se do ta lë duhanin dhe prapë pi duhan!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128885

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shpagimi i betimit me Mus’haf, a është i njëjtë sikurse shpagimi i betimit në Allahun, duke pasur parasysh se unë jam një i ri që jam betuar me Mus’haf në Allahun që do ta lë duhanin dhe nuk kam mundur ta bëj këtë andaj dhe prapë e pi?!”

Përgjigje: “Të betuarit me Mus’haf nuk është i ligjësuar. Mus’hafi nuk është bërë për t’u betuar mbi të dhe kjo është vetëm prej zakoneve të njerëzve, prandaj edhe nuk bën të betohemi me Mus’haf.

Nëse je betuar që ta lësh ndonjë gjë dhe nuk e ke lënë, atëherë je i obliguar me shpagim. Pra, nëse je betuar që ta lësh duhanin dhe nuk e ke lënë apo ke filluar prapë ta pish, ti je mëkatar sepse po e përdorë atë duke e ditur se duhani është mëkat dhe je i obliguar me shpagim.

Dhe shpagimi është: ‘lirimi i një robi, ose të ushqyerit e dhjetë të varfëve e nëse nuk ke mundësi, atëherë agjërimi i tre ditëve’.

Ndërsa, të betuarit me Mus’haf; ata (Mus’hafat) nuk përdoren për t’u betuar me ta. Disa thonë se e bëjnë këtë për ta frenuar vetën më lehtë! Mirëpo, të frenuarit e vetes më lehtë nuk ka të bëj me të betuarit me Mus’haf. Dhe kjo nuk është një veprim që e kanë bërë Selefët.”

Shpërndaje: