Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bërja e haxhit pa leje (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (39)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person nuk ka leje për të bërë haxhin, prandaj ai vesh rroba të zakonta pasi të ketë hyrë në ihram për t’i shpëtuar policisë. A duhet të bëjë kefara për këtë? Cili është gjykimi për të rënë në mëkat qëllimisht?

Përgjigje: Ky veprim përbëhet nga dy mëkate:

1 – Mosbindja ndaj udhëheqësit që nuk lejon haxhin pa leje për shkak të sigurisë dhe që të ketë hapësirë të mjaftueshme.

2 – Ai vesh rroba të zakonshme gjatë ihramit pa një arsye të vlefshme. Kjo nuk i lejohet atij. Në këtë rast është i detyruar të bëjë kefara. Është nën dëshirën e tij nëse dëshiron të ushqejë 6 të varfër, të ther një dele apo të agjërojë 3 ditë.

Shpërndaje: