• Hyrje
  • Teuhid
    • Imani, Kufri dhe Shirku
      • Idhujtaria dhe mosbesimi
      • Qëndrimi ndaj ceremonive dhe kremtimeve të kufarëve
      • Festimi i mevludit dhe festat e ashtuquajtura islame
      • Dashuria dhe urrejtja ndaj kufarëve
      • Shtetësia e vendeve kufare
      • Magjia
      • A është injoranca arsyetim?
      • Nuskat
      • Shtyllat dhe elementet e Besimit
    • Shahadeti
    • Teberruk “Kërkimi i bereqetit”
    • Teuesul “Afrimi tek Allahu”
    • Teuhid-ul-Uluhije
    • Teuhid Esma ue Sifat
      • Emrat e Allahut
      • Parime lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut
      • Allahu ua kthen kurthet atyre
      • Afërsia e Allahut
      • Aftësia e Allahut
      • Allahu nuk harron
      • Ardhja e Allahut
      • Bujaria e Allahut
      • Bukuria e Allahut
      • Dashuria e Allahut
      • Dituria e Allahut
      • Drita e Allahut
      • Duart e Allahut
      • Durimi i Allahut
      • Fytyra e Allahut
      • Gishtat e Allahut
      • Këmbët e Allahut
      • Kënaqësia e Allahut
      • Kërciri i Allahut
      • Kibri i Allahut
      • Kuptimi i haditheve: Allahu turpërohet
      • Kuptimi i hadithit: Allahu e ka krijuar Ademin në pamjen e Tij
      • Mëshira dhe hiri i Allahut
      • Dëgjimi i Allahut
      • Të folurit e Allahut
      • Turpi i Allahut
      • Pasuria e Allahut
      • Përjetësia e Allahut
      • Shikimi i Allahut
      • Shikimi në Allahun në Ahiret
      • Shoqërimi i Allahut
      • Vullneti i Allahut
      • Zbritja e Allahut
      • Mbi lartësinë e Allahut
    • Teuhid-ul-Rububije
  • Akide
    • Engjëjt
    • Librat e shenjta
    • Kurani
    • Të dërguarit dhe profetët
    • Profeti Muhammed
    • Shenjat e kijametit
    • Dita e Gjykimit
    • Xheneti
    • Xhehnemi
    • Kaderi
    • Gajbi
    • Jeta në varr
    • Bota e Xhinëve
  • Menhexh
    • Dituria
      • Akideja Selefite e imamëve Hanefij
      • Biografia e dijetarëve
      • Daveti ”Thirrja në Islam”
      • Akuzimi i dijetarëve me Irxha
      • Lavdatat e dijetarëve për Alameh Rabi el-Medkhalin
      • Çka është Vehabizmi?
      • Kërkimi i saktë i diturisë
      • Ilahitë
    • Selefizmi
    • Besimi ynë në lidhje me sahabët
    • Qëndrimi ndaj metodologjive të ndryshme
    • Grupet dhe sektet ndaj të cilave dijetarët kanë paralajmëruar
      • Ihja et-Turath el-Islami
      • Ansar-us-Sunnah
      • Kaderi
      • Esharitë
      • Habeshitë
      • Hadaditë
      • Hauarixhët
      • Hizb-ut-Tahrir
      • Ikhuan-ul-Muslimin
      • Jehudët
      • Kaderitë
      • Kadijanitë (Ahmedijah)
      • Krishterët
      • Kuranitë
      • Kutbitë
      • Maturiditë
      • Murxhitë
      • Mutezilitë
      • Rafidat (Shiat)
      • Sa’afikat
      • Sufitë
      • Sururitë
      • Xhebritë
      • Xhehmitë
      • Xhemati Teblig
    • Persona ndaj të cilëve dijetarët kanë paralajmëruar
      • Abdullah Azem
      • Abdul-Fetah Ebu Ghudeh
      • Abdullah el-Ghimari
      • Abdullah el-Ghunejman
      • Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik
      • Abdullah el-Mutlak
      • Abdul-Malik er-Ramadani
      • Abdul-Mexhid ez-Zindani
      • Abdul-Hamid Kishk
      • Adnan Ar´ur
      • Adnan Ibrahim
      • Aid el-Karni
      • Ajman edh-Dhauahiri
      • Ali bin Hasan el-Halebi
      • Ali Xhumu´ah
      • Amėr Khalid
      • Bin Laden
      • Ebu Is´hak el-Huvejni
      • Ebul-Ala el-Meududi
      • Ebul-Hasan el-Maribi
      • Ebu Muhamed el-Makdisi
      • Ebu Mus’ab ez-Zarkaui
      • Feuzi el-Bahrejni
      • Ibrahim er-Ruhejli
      • Ibn Arabi
      • Ibn Sina
      • Jahja el-Haxhuri
      • Jusuf el-Kardavi
      • Jusuf Estes
      • Hamzah el-Milibari
      • Hasan el-Benna
      • Hasan et-Turabi
      • Mahmud el-Hadad
      • Meshhur-Hasan Selman
      • Muhammed Abduh
      • Muhammed Abdul-Meksud
      • Muhammed Arifi
      • Muhammed Iman
      • Muhammed el-Gazali el-Misri
      • Muhammed Rashid Rida
      • Muhammed Hasan
      • Muhammed el-Mas’ari
      • Muhammed el-Magravi
      • Muhammed Mursi
      • Muhamed Surur
      • Muhammed Salih el-Munexhid
      • Muhammed Tarhun
      • Nasir el-Umer
      • Salih el-Megamisi
      • Sefer el-Hauali
      • Selman el-Audeh
      • Sejjid Kutub
      • Sejjib Sabik
      • Sulejman el-Ulvan
      • Ramadan el-Buti
      • Tarik el-Suvejdan
      • Tantaui Xheuahirij
      • Xhemal-ud-Din el-Afgani
      • Zahid el-Keutheri
      • Zakir Naik
      • Sa’id Haua
      • Umer et-Tilmisani
      • Feuaz el-Medkhali
      • Nabil el-Auadi
      • Sad el-Fakih
    • Darul-Islam & Darul-Kufr
    • Hakimijeh
    • Qëndrimi i Ehl-us-Sunnetit ndaj pushtetarëve
    • Tekfiri dhe rregullat e tij
    • Sulmet terroriste & vetëvrasjet
    • Demonstratat, protestat dhe grevat
    • Zgjedhjet dhe votimet
    • Xhihadi në Islam
  • Fikh
    • Parime të Fikhut
    • Betimet dhe kefareti i tyre
    • Pastrimi
      • Abdesi
      • Gusli
      • Tejemumi
      • Mes’hi
      • Uji
      • Papastërtitë
      • Pastrimi i gruas
    • Namazi
      • Koha e namazit
      • Drejtimi kah Kibla
      • Tekbiri
      • Rukuja
      • Sexhdeja
      • Teshehudi
      • Teslimi
      • Bashkimi i namazeve
      • Lënia e namazit
      • Dispozita e sutres
      • Gjykime rreth namazit
      • Ezani & Ikameti
      • Namazet ratibeh
      • Namazi i abdesit
      • Namazi i bajramit
      • Namazi i duhasë
      • Namazi i eklipsit
      • Namazi i xhenazes
      • Namazi i istihares
      • Namazi i natës
      • Namazi i pendimit
      • Namazi i shiut
      • Namazi i të sëmurit
      • Namazi i udhëtarit
      • Namazi i xhumasë
      • Namazi me xhemat
      • Pas kryerjes së namazit
      • Xhamia
      • Sevi Sexhdja – Suxhud-us-Sehu
      • Sexhdja e falënderimit – Suxhud-ush-Shukr
      • Sexhdja e Leximit – Suxhud-ut-Tilauah
      • Namazi i gruas
    • Zekati dhe Sadaka
      • Zekati
      • Sadaka
    • Agjërimi
      • Agjërimi i obliguar
        • Fillimi dhe përfundimi i Ramazanit
        • Virtytet e Ramazanit
        • Agjërimi i gruas
        • Gjykime rreth agjërimit
        • Agjërimi i të sëmurit
        • Agjërimi i udhëtarit
        • Intimiteti gjatë Ramazanit
        • Agjërimi i fëmijëve
        • Syfyri
        • Iftari
        • I’tikafi
        • Nata e Kadrit
        • Zekat-ul-Fitri
      • Agjërimi nafile
        • Agjërimi në Dhul-Hixheh
        • Agjërimi në Muharrem
        • Agjërimi në Rexheb
        • Agjërimi në Sha’ban
        • Agjërimi në Sheual
    • Haxhi dhe Umreja
    • Festat Islame
      • Dita e Bajramit
      • Kurban Bajrami
    • Martesa
      • Fejesa
      • Martesa
      • Marrëdhëniet intime
      • Divorci
    • Tasuir “Imazhet”
    • Vdekja e muslimanit
    • Burri musliman
    • Hixhreti
    • Dhikri
    • Largimi i vesveseve
    • Krime dhe dënime
    • Trashëgimia
    • Shëndeti
      • Rukje
      • Syri i keq
      • Shëndeti
    • Ushqimi dhe pijet
    • Therja e shtazëve
    • Shitblerje
    • Shtazët
  • Gruaja
    • Gruaja dhe shoqëria
      • Arsimimi i gruas
      • Barazia mes gjinive
      • Bashkëjetesa me burrin
      • Dëlirje & edukim
      • Përzierja dhe vetmimi mes gjinive
      • Punësimi
      • Udhëtimi
    • Veshja dhe zbukurimi
      • Fetva të përgjitshme lidhur me veshjen
      • Zbukurimi i fytyrës
      • Zbukurimi i trupit
      • Hixhabi
      • Manikyri
      • Mbathja
      • Nikabi, Burku´u dhe dorëzat
      • Pantollonat
      • Parfumi
      • Rregullimi i flokëve
      • Stolitë
      • Shfaqja e bukurisë – Tabaruxh
      • Veshja karshi grave të tjera
      • Veshja karshi të afërmëve meshkuj
      • Xhilbabi dhe Aba´ah
  • Fëmijët
    • Edukimi i fëmijëve
    • Arsimimi i fëmijëve
    • Akika & emërtimi i fëmijëve
    • Lodrat
    • Mjetet mbrojtëse & aborti
    • Rrobat e fëmijëve
    • Shtatëzania, lindja, mëkimi
  • Prindërit
  • Libra
  • Qëllimi Jonë
    • Lidhja juaj me dijetarët
    • Na Kontaktoni
    • Fotografi

Kujdes gjuhën!

Shejkh Abdurrazak bin Abdul-Muhsin el-Abad el-Bedr 

Burimi: http://www.al-badr.net/web/index.php?page=lecture&

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Të gjitha falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë nga Allahu që të na mbrojë nga të këqijat e vetëve tona dhe nga veprat tona të liga! Kënd e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe kënd e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmojmë se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut të Pashoq dhe dëshmojmë se Muhammedi është robi, i dërguari, i zgjedhuri dhe besniku i shpalljes së Allahut, i cili ua ka kumtuar njerëzve ligjin e Tij. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij!

Të nderuar besimtarë! Kijeni frikë vetëm Zotin dhe kujtoni të mirat që Ai ua ka dhënë.  Thotë Allahu i Lartësuar:

وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا

 “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.”16:18

 Dhe thotë Allahu:

وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ

 “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” 16:53

Të nderuar vëllezër! Mirësitë e Allahut janë të shumta e të panumërta, aq sa nuk mund t’i numërojmë, mirëpo do të ndalemi në një prej këtyre mirësive të Allahut ndaj nesh. Është shumë me rëndësi që ne ta kujtojmë atë mirësi. Ta mendojmë Fjalën e Zotit tonë Azze ue xhel):

أَلَمْ نَجْعَلْ لَهُ عَيْنَيْنِ (8) وَلِسَانًا وَشَفَتَيْن 

 “A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, edhe gjuhë, edhe dy buzë.” 90:8-9

Po, të nderuar vëllezër, Allahu na ka dhënë këto dy mirësi të mëdha, dy sy përmes të cilëve ne shohim dhe mirësinë e gjuhës përmes së cilës ne flasim, duke e ndihmuar edhe buzët. Buzët, Allahu gjithashtu i ka bërë që ta kryejnë edhe një funksion tjetër, e që është dhe mbyllja e gojës, siç ka bërë qepallë për secilin sy, që ata të mbyllën. Pra, këto janë mirësi shumë të mëdha të Allahut. Dhe e lusim Atë që të na bëjë prej atyre që e falënderojmë Allahun për to, e të na ndihmojë që ne ta përdorim në atë që është nënshtrim ndaj Tij dhe në atë që e kënaq Atë (subhanehu ue te ala).

Të nderuar vëllezër! Ajo që konsiderohet falenderim ndaj Allahut në këto dy gjëra, është që ato të mos përdoren ndryshe, pos në bindje ndaj Allahut dhe të ruhen, duke mos rënë në atë gjë që e hidhëron Atë.  Kënd e ka nderuar Allahu, duke ia bërë të mundur që ta ruajë gjuhën dhe të shikuarit, ai do të arrijë mirësi të mëdha, begati të panumërta dhe rezultate nga më pozitivet, të cilat do t’i vjelë në këtë jetë dhe atë të ahiretit.

Veçse kemi përmendur më herët disa prej mirësive të ruajtjes dhe përmirësimit të shikimit. Ndërsa, në këtë hutbe ne do mundohemi të flasim në lidhje me disa prej mirësive të ruajtjes së gjuhës dhe kontrollit në të shprehur. Ai që kontrollon të shprehurit dhe ruan gjuhën, do të fitojë mirësi të shumta dhe përfitime të mëdha, të cilat do  t’i shijojë në këtë botë dhe në ahiret.

O ju besimtarë, prej mirësive të kontrollit në të shprehur dhe mirësisë së ruajtjes së gjuhës, është se kjo gjë është shkak i faljes së mëkateve dhe përmirësimit të veprave. Thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا  يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

 “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” 33:70-71

Të nderuar besimtarë! Prej mirësive tjera të ruajtjes së gjuhës, është se ruajtja e gjuhës është garanci për robin për hyrjen e tij në xhenet. Transmeton Buhariu nga Sehl bin Sa’d (radijAllahu anhu) se profeti alejhis-salatu ues-selam ka thënë:

مَنْ يَضْمَنْ لِي مَا بَيْنَ لَحْيَيْهِ وَمَا بَيْنَ رِجْلَيْهِ أَضْمَنْ لَهُ الْجَنَّةَ

“Kush më garanton atë që ka ndërmjet dy nofullave dhe atë që ka ndërmjet kofshëve, unë ia garantoj xhenetin.”

Garantuesi është i dërguari i Allahut ﷺ, garancia është hyrja në xhenet, ndërsa gjëja që e sjell këtë garanci, është që robi t’i ruajë gjenitalet dhe ta ruajë gjuhën e tij.

Ruajtja e gjuhës është shpëtim për robin në dynja dhe ahiret. Transmeton Tirmidhiu nga ‘Ukbe bin ‘Amir (radijAllahu anhu), se ai i ka thënë: “O i dërguar i Allahut, si të shpëtojmë nga e keqja?” Ndërsa, ai u përgjigj:

أَمْسِكْ عَلَيْكَ لِسَانَكَ ، وَلْيَسَعْكَ بَيْتُكَ ، وَابْكِ عَلَى خَطِيئَتِكَ

 “Ruaje gjuhën tënde, mjaftohu me atë që ke në shtëpi dhe qaj për mëkatin tënd.” (Tirmidhi nr 279).

Transmeton Tirmidhiu nga Abdullah bin ‘Amr (radijAllahu anhuma), i cili tregon se profeti ﷺ ka thënë:

 مَنْ صَمَتَ نَجَا

“Kush hesht, ka shpëtuar.”

Ruajtja e gjuhës përmirëson veprat e njeriut, ashtu siç ato prishen kur gjuha e njeriut çrregullohet. Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Se’id el-Hudrij (radijAllahu anhu), i cili tregon se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

 إِذَا أَصْبَحَ ابْنُ آدَمَ فَإِنَّ الْأَعْضَاءَ كُلَّهَا تُكَفِّرُ اللِّسَانَ فَتَقُولُ : اتَّقِ اللَّهَ فِينَا فَإِنَّمَا نَحْنُ بِكَ ؛ فَإِنْ اسْتَقَمْتَ اسْتَقَمْنَا ، وَإِنْ اعْوَجَجْتَ اعْوَجَجْنَا

“Kur biri i Ademit zgjohet në mëngjes, të gjitha gjymtyrët e trupit i drejtohen gjuhës, duke i thënë: “Ki frikë Allahun ndaj nesh, sepse ne jemi me ty, kur ti je e drejtë, edhe ne jemi të drejta dhe kur ti shtrembërohesh, shtrembërohemi edhe ne.”

Me ruajtjen e gjuhës robi ngre veten e tij, lartëson pozitën e vetë tek Allahu dhe me këtë e fiton kënaqësinë e Allahut (tebarake ue te ala). Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Ebu Hurajra (radijAllahu anhu), se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

إِنَّ الْعَبْدَ لَيَتَكَلَّمُ بِالْكَلِمَةِ مِنْ رِضْوَانِ اللَّهِ لَا يُلْقِي لَهَا بَالًا يَرْفَعُهُ اللَّهُ بِهَا دَرَجَاتٍ

 “Ka mundësi që robi të flasë ndonjë gjë që e do Allahu, por së cilës nuk i kushton edhe aq vëmendje, ndërsa Allahu përmes saj e ngrit me shkallë të tëra atë njeri.”

Transmeton Tirmidhiu nga Bilal bin Harith el-Muzenij (radijAllahu anhu), i cili ka thënë: “Ka thënë i dërguari i Allahut ﷺ:

إِنَّ أَحَدَكُمْ لَيَتَكَلَّمُ بِالْكَلِمَةِ مِنْ رِضْوَانِ اللَّهِ مَا يَظُنُّ أَنْ تَبْلُغَ مَا بَلَغَتْ فَيَكْتُبُ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ لَهُ بِهَا رِضْوَانَهُ إِلَى يَوْمِ يَلْقَاهُ

“Ndonjëri prej jush flet ndonjë fjalë të cilën  e do Allahu, ndërsa ai nuk mendon që ajo fjalë zënë vendin të cilin e ka zënë, e me këtë Allahu ia shkruan Kënaqësinë e Tij deri në ditën e kijametit.”

Të nderuar besimtarë! Ruajtja e gjuhës është perla e mirësisë dhe baza e të gjitha të mirave, ashtu siç argumenton hadithi i profetit ﷺ, kur ai e këshillon Mu’adh bin Xhebelin (radijAllahu anhu), i cili thotë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

أَلَا أُخْبِرُكَ بِمَلَاكِ ذَلِكَ كُلِّهِ ؟ قُلْتُ بَلَى يَا نَبِيَّ اللَّهِ ، فَأَخَذَ بِلِسَانِهِ قَالَ : كُفَّ عَلَيْكَ هَذَا ، فَقُلْتُ : يَا نَبِيَّ اللَّهِ وَإِنَّا لَمُؤَاخَذُونَ بِمَا نَتَكَلَّمُ بِهِ !! فَقَالَ : ثَكِلَتْكَ أُمُّكَ يَا مُعَاذُ وَهَلْ يَكُبُّ النَّاسَ فِي النَّارِ عَلَى وُجُوهِهِمْ إِلَّا حَصَائِدُ أَلْسِنَتِهِمْ

“A dëshiron të tregoj për atë që të mbron nga zjarri?” Mu’adhi i tha: “Padyshim o i dërguar i Allahut.” Ai kapi gjuhën e tij me dore dhe tha: “Ruaje këtë!” Ai tha: “O i dërguar i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi edhe për atë që flasim?”  Ai tha: “Të barttë për së rëndi nëna jote, o Muadh! Çfarë tjetër bën që njerëzit të tërhiqen zvarrë me fytyrat e tyre e të hidhen në zjarr, përveç moskujdesit në të folur?!” Transmeton Tirmidhiu.

Në të njëjtën kuptim të këtij hadithi, shprehet edhe Junus bin Ubejd Allahu e mëshiroftë: 

“Nuk kam parë askënd që ka kontroll në atë që flet, veçse kamë parë se edhe veprat e tij janë të mira.”

Jahja bin ebi Kethir ka thënë:

“Nuk përmirësohet të shprehurit e njeriut, veçse kjo ka për të reflektuar edhe në veprimet e tij. Dhe nuk prishet të shprehurit e njeriut, veçse këtë do ta kuptosh në veprimet e tij.”

Tregon Junus bin ‘Ubejd se Mubarak bin Fedaleh ka thënë: “Nuk gjen asnjë veprim të cilën e pasojnë detyrimisht të gjitha veprimet tjera, përveç gjuhës (që e pasojnë veprimet tjera). Gjen njeri që gjatë ditës agjëron, ndërsa kur bën iftar, bën me haram; fal namaz nate, ndërsa gjatë ditës dëshmon në favor të gënjeshtrës. (Pastaj ka përmendur gjëra të ngjashme) Mirëpo, nuk gjen dikë që nuk flet tjetër pos të vërtetën, dhe ta kundërshtojë këtë me veprat e tij.” Kjo do të thotë se, atë që Allahu e ka begatuar me ruajtjen e gjuhës, kjo gjë është shkaku që përmirëson të gjitha veprat e tij. Të nderuar besimtarë! Ruajtja e gjuhës është shenjë e imanit të pastër, reflektim i fesë së pastër tek njeriu dhe tregon për lidhjen e fortë me Allahun (tebareke ue te ala). Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

 كَانَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَلْيَقُلْ خَيْرًا أَوْ لِيَصْمُتْ

“Kush beson në Allahun dhe ditën e fundit, ose le të flasë mirë ose le të heshtë!”

Transmeton Imam Ahmedi nga Enes bin Malik (radijAllahu anhu), i cili ka thënë: “I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

لَا يَسْتَقِيمُ إِيمَانُ عَبْدٍ حَتَّى يَسْتَقِيمَ قَلْبُهُ ، وَلَا يَسْتَقِيمُ قَلْبُهُ حَتَّى يَسْتَقِيمَ لِسَانُهُ

“Nuk është i plotë imani i njeriut, derisa të përmirësohet zemra e tij dhe nuk përmirësohet zemra e tij, derisa të përmirësohet gjuha e tij.”

Të nderuar besimtarë! Këto ishin vetëm disa shkëndija nga mirësitë dhe rezultatet që rrjedhin nga ruajtja e gjuhës. Prandaj, është obligim për njeriun që ta kujtojë mirësinë e Allahut ndaj tij, që duke ia dhënë gjuhën, dhe se Allahu (azze ue xhel) e ka nderuar përmes kësaj mirësie.  E sikur të mos ishte kjo mirësi e Allahut ndaj tij, nuk do të kishte mundur ta nxjerrë asnjë shkronjë dhe asnjë fjalë të vetme. Pra, kujtoje mirësinë e Allahut ndaj teje që ta ka dhënë gjuhën. Pra, ruajeni gjuhën nga çdo gjë e pahijshme që e shpien robin drejt përfundimeve të dhembshme, drejt përfundimeve që janë dënim për të, si në dynja po ashtu dhe në ahiret. Në të kundërtën e atij që Allahu e ka begatuar me ruajtje të gjuhës dhe me kujdes në të shprehur, përmes së cilës cilësi, robi fiton mirësi të shumta dhe rezultate nga më pozitivet si në dynja ashtu edhe në ahiret.

E lusim Allahun të na bëjë të gjithëve që të kemi kontroll në atë që flasim, e të mos na bëjë prej atyre që mbështeten tek vetja e tyre, qoftë edhe sa një lëvizje e qepallës së syrit. Dhe na përmirëso gjendjen tonë! Për fund, e lusim Allahun që të na falë të gjitha mëkatet neve, juve dhe të gjithë muslimanëve! Kërkoni falje nga Ai, sepse Ai iu fal ju, ngase Ai është Falës dhe Mëshirues.

  • 08 Maj, 2016
  • by admin
  • Comments are off
About the Author
  • View all posts by admin
  • Blog
Social Share
  • google-share

Kërko…


Na ndiqni në Rrjetet Sociale

  • Audio-Fetva nga dijetarët Audio-Fetva nga dijetarët
  • Lidhja juaj me dijetarët Lidhja juaj me dijetarët
  • Na ndiqni në Facebook Na ndiqni në Facebook
  • Na ndiqni në Telegram Na ndiqni në Telegram

Artikujt më të lexuar

81.Ky është imani i qëndrueshëm dhe i palëkundur
No Responses.
Toka, vendbanimi ynë i pa lëvizshëm
No Responses.
Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc
No Responses.
Gjaku menstrual është të ushqyerit e foshnjës para dhe pas lindjes – një provë për aftësinë e Allahut
No Responses.
Ateistët janë idhujtarët më të këqinjë
No Responses.

Informata

Artikujt në faqën "Perlat Muslimane" përkthehen vazhdimisht nga librat arabe, audio-kasetat dhe intervistat me dijetarët. Këto pastaj publikohen në faqe pa bërë çensurime, montime apo manipulime. Disa shtesa mund të bëhen në formën e fusnotave ose të ngjashme, por kjo është diçka që sqarohet.

Perlat Muslimane

  • Facebook
  • YouTube

Perlat Muslimane

Views


Copyright © PerlatMuslimane.com "Lejohet kopjimi i materialeve por me kusht që të përmendet burimi dhe të mos bëhen ndryshim në to".

Back to top