Kur fillon periudha e zisë dhe periudha e pritjes pas divorcit?
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/106)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
A fillon periudha e pritjes me vdekjen e burrit apo pasi që ti bëhet me dije gruas për vdekjen e tij? Ajo fillon me vdekjen e burrit të saj. Pra, nëse asaj i bëhet me dije për vdekjen e burrit të saj katër muaj pas vdekjes së tij, i mbeten asaj dhjetë ditë zie dhe periudhë e pritjes. Allahu Subhanehu ue Te ala ka thënë:
وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا
”E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë.” 2:234
Ajo fillon me vdekjen e tij. Çështja është pra me vdekjen dhe jo me kohën kur ajo kupton për vdekjen e tij.
E njëjta gjë vlen edhe për divorcin. Nëse burri i tregon gruas së ai e ka bërë divorc atë pasi që ka kaluar një periudhë e pritjes, atëherë konsiderohet që periudha e saj e pritjes ka mbaruar.
- 02 Maj, 2016
- Comments are off