Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kurthat e Aid el-Karnit dhe Ikhuani-Musliminëve ndaj dijetarëve të Sunnetit

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://.www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=119354

Datat e fetvas viti 1432 ose 2011

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ky njeri fjalimin e të cilit ne do të përmendim. Unë ju kërkojë falje për këtë. Unë ju kërkojë falje për këtë. Artikulli është në gazetën el-Medine në pjesën er-Risalah. Betohem në Allahun se unë nuk dua të bëjë këtë. Allahu e di pse. Por me të vërtetë ne kemi nevojë që të sqarojmë. Shpresojmë se kjo është hera e parë dhe e fundit.

Të premten në gazetën El-Medine ishte një artikull i cili nuk mund të ishte më i keq se kaq. Në titull thuhet: ”Fetvatë e dijetarëve që shfrytëzohen nga qeveria e Kadafit.” Ajo është shkruar nga Dr. Aid el-Karni. Çfarë më intereson në të është deklarata e tij mbi dijetarët të cilët pasojnë Sunnetin dhe Teuhidin.

Ai ka bërë thirrje për demonstrata dhe mori shembullin e demonstratave në Egjipt që u zhvilluan dy javë më parë. Këtë e kam lexuar në një gazetë, por realisht nuk e di nëse ishte në El-Medine, ose në ndonjë tjetër. Kryesorja është se ai flet kundër dijetarëve të Sunnetit.

Ndër tjerash, thuhet: ”Qeveria libiane ju dërgon popullit të saj fetva të dijetarëve që thonë se kryengritjet dhe demonstratat janë të ndaluara…”

http://.wwwalmadina.com/node/291389/risala

Kjo nuk është e vërtetë. Dijetarët nuk kanë thënë kështu. Kjo është gënjeshtër. Kur dijetarët ju flasin vëllezërve tanë në Libri, ata e bëjnë këtë për të shpëtuar jetën e muslimanëve. Ata kurrë nuk e kanë thënë këtë për Gadafin. Pra ai (Aid el-Karni) gënjen ndaj dijetarëve. Ashtu siç gënjen Gadafi edhe el-Karni ka gënjyer. Nuk ka dallim mes tyre kur vjen puna për të gënjyer në lidhje me dijetarët. Ata janë të njëjtë.

Ai i pari gënjen në të mirën e tij, kurse Aid el-Karni e bën për shkak se dëshiron të flas keq për dijetarët. Dëshmi për këtë se: kur u keqkuptua fjalët e tyre, ata i qartësuan se nuk kishin për qëllim për të mbrojtur Gadafin. Realisht, qëllimi kishte të bëjë për popullatën e thjeshtë dhe vetëm për të shpëtuar jetën e tyre. Siç e kemi sqaruar më parë.

Ndër tjerash, ai thotë: ”A është Gadafi ai të cilit duhet ti binden populli i tij dhe ndaj të cilit është ndaluar revolta?”

Përgjigjet vet autori (Aid el-Karni): ”A nuk e kanë privuar ligjin islamik?

A nuk e kanë shtypur popullin?

A nuk ja kanë privuar lirinë e të shprehurit?

A nuk i kanë mbyllur njerëzit në burgje?

A nuk i kanë torturuar robërit e Allahut?

A nuk ja kanë mbyllur gojën njerëzve?

A nuk i kanë keqpërdorur pasuritë shtetërore?”

Ajo që neve na intereson, është ajo që ka të bëjë me sheriatin. Kurse keqpërdorimi i pasurisë, mbyllja e gojës se njerëzve nuk është arsyetim i justifikueshëm për të realizuar kryengritje. Ne nuk flasim me ty në lidhje me këtë. Kërkesat për pasuri dhe liri në të shprehur etj., po ashtu të flitet për tortura ndaj disa njerëzve, kjo është dëshira dhe qëllimi i Ikhhuanu Musliminëve dhe Aid el-Karni është një prej tyre, dëshiron apo jo.

Veprimet dhe fjalët e tij janë dëshmi për këtë. Përndryshe, të gjithë mund të pretendojnë çfarë dëshirojnë.

Dëgjoni se çfarë thotë ai:

”Ku janë fetvatë e dijetarëve në këto çështje të rrezikshme? Do të thotë rreth keqpërdorimit të pasurisë, të privuarit nga liria e shprehjes, torturat, dhe kështu me radhë. Fjalët e dijetarëve në këto çështje janë fjalët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ato janë prezente dhe janë shkruar para se ai (Aid el-Karni) të jetë lindur, do të thotë se duhet të durohet edhe në qoftë se do të torturohesh dhe ta marrin pronën private për të cilën ke dhënë mund dhe djersë për ta fituar. Çfarë të themi kur nuk të është marrë ty prona private?

I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Dëgjo e bindu edhe nëse ata të rrahin shpinën dhe ta marrin pasurinë tënde.”

Pra nuk qëndron këtu çështja. Dijetarët nuk kanë folur në këtë mënyrë siç

E ka parashtruar Aidi. Ndërsa ku desha të arrijë qëndron së atë se: Ai thotë:

”Ku morën ata dëshmi se demonstratat paqësore janë të ndaluara?

Kjo është çështja ku ai dëshiron ti vejë theksin e veçantë. Ku morën ata dëshmi se demonstratat paqësore janë të ndaluara?” Cila është dëshmia për ndalimin e tyre?

Pse jepen këto fetva selektive të cilat shfrytëzohen nga sundimtari i padrejtë dhe tiran kur ai ka nevojë? Pse ata me fetvatë e tyre i qëndrojnë në krah të ekzekutorëve përballë viktimave. Për atë se qëndrojnë në krah të ekzekutorëve përballë viktimave, padyshim se është gënjeshtër.

Ndërsa për atë që ata qëndrojnë së bashku me sunduesin musliman; e bëjnë se kështu ka urdhëruar profeti (salAllahu alejhi ue selem), ky është realitet. Ata pohojnë një gjë të tillë dhe nuk shohin asgjë të keqe edhe në qoftë se ti nuk je i kënaqur me këtë. Mos harro se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) thotë:

”Përderisa sundimtari është musliman.”

Kurse në lidhje me ndalimin e demonstratave, unë të pyes ty se me çfarë argumentoni se lejohen demonstratat paqësore?

Ti për këtë çështje nuk ke asnjë dëshmi përveçse përngjasimit me kufarët e perëndimit dhe lindjes.

Ai thotë se demonstratat e sotme janë të lejuara dhe i quan ato ”demonstrata paqësore” e gjithashtu pyet se cili është argumenti që i ndalon ato?

Ndër të tjerash thotë: ”Kur njerëzit shtypën dhe trajtohen padrejtësisht, gjithashtu janë të pa fuqishëm, ngritën në mënyrë paqësore për të protestuar kundër këtyre qeverive. Në anën tjetër disa nga dijetarët tanë japin fetva se demonstratat janë të ndaluara. Çfarë botëkuptimi është ky? Çfarë është kjo njohuri rreth qëllimeve të sheriatit islam? Apo në realitet, çfarë kuptimi ka dobia dhe dëmi?

Ky fjalim është një nga më të neveritshmet dhe më të rrezikshmet. Edhe pse kjo nuk është një gjë e re nga ai dhe nga shokët e tij. Nuk mund të ndodhë diçka e të mos jetë ai dhe shokët e tij në të. Nuk ndodhë një sprovë përveçse ata janë të përfshirë dhe prijës në të.

Dijetarët e Sunnetit thonë të vërtetën e të drejtën pa marrë parasysh se a është në favor apo dëm të tyre. Nuk duhet pasur qëndrime kundër tyre apo të mendosh se ata janë ndihmuesit e tiranëve të padrejtë. Kjo është një krim dhe një sulm kundër njerëzve të cilët predikojnë fenë.

Ata që kanë folur në lidhje me demonstratat (se janë të ndaluara), janë më të ditur rreth Librit të Allahut dhe fesë së Tij gjithashtu, janë më të ditur se ai dhe të tillët si ai rreth dobive dhe dëmeve.

Po flas për këto çështje siç e kam bërë edhe në vizitat e mia të më hershme në vende të ndryshme sepse shumë njerëz mund të jenë viktima të tij dhe shokëve të tij si p.sh Selam el-Audeh etj. Njerëzit janë mashtruar nga ta dhe nga paraqitja e tyre në televizionet zyrtare, kanalet televizive apo pranë disa udhëheqësve. Ata thonë se janë penduar për atë që kanë thënë gjatë luftës së dytë të Gjirit, kur Iraku pushtoi Kuvajtin.

Veprimet e tyre janë të këqija dhe skandaloze janë të mirënjohura. Për fat të keq shumë njerëz i harrojnë këto. Shumë njerëz të rëndomtë nuk kuptojnë asgjë. Njerëzit si ai thonë një gjë sot dhe nesër harrojnë Këta njerëz për fat të keq thërrasin në methhebin e vet.

Po të ishin në Egjipt ata do të kishin qenë ndër të parët që do bënin revolta. Të njëjtën gjë do ta bënin në të gjitha vendet e tjera në të cilat lejohen këto manifestime edhe nëse sundimtari është musliman. Ata e bëjnë këtë sepse ai ua ka grabitur parat dhe ia ka ndaluar të shprehurit e lirë. Edhe në këtë vend ata do të ishin nga të parët të cilët bëjnë revolucione. Në prapavijë, kjo është kërkesa e tyre. Sepse ata i përgëzojnë këto demonstrata paqësore.

Dijetarët më të mëdhenj kanë thënë se demonstratat janë të ndaluara. Në këtë kohë, padyshim ka kush ti zëvendësojë ata të mëhershmit. Dhe fjalimet e tyre janë të mjaftueshme. Ata janë të besueshëm dhe fjalët e tyre janë argument.

Shejkh Albani dhe Imam Ibn Bazi.

Shejkh Ibn Uthejmini, Shejkh Feuzani.

Komisioni i Përhershëm për Fetva i kohëve të më hershme dhe i tashëm.

Të njëjtën gjë e kanë thënë dijetarët e Sunnetit kudo çofshin. Ata janë shprehur qartë mbi këtë çështje – demonstratat janë të ndaluara dhe se ato kanë ardhur nga kufarët e lindjes apo të perëndimit dhe veçanërisht nga Evropa dhe Amerika. Prova më e madhe që dijetarët tanë flasin të vërtetën është se perëndimi, Evropa dhe Amerika nxisin që qytetarët duhet të kenë të drejtë që të bëjnë demostrata paqësore. Pra ata janë që fshihen pas këtyre gjërave.

Tani ne kemi Aid el-Karnin, Selman el-Auden dhe të tjerët të cilët së bashku me perëndimorët nxisin popullatat kundër sunduesve musliman. Tani e tutje askush të mos vijë e të gënjejë për mua e të thotë Muhammed bin Hadi la thënë këtë e atë për këtë dhe për atë. Përderisa ai është musliman nuk lejohet të bëhet revolucion ndaj tij përderisa ai nuk vepron diçka që e nxjerrë nga feja.

Ndërsa në lidhje me kafirin ne nuk po flasim për të. Unë mendojë që Gadafi është kafir që 30 vite. Këtë ua kam thënë bijve të mijë të Libisë që moti. Ashtu siç i keqpërdorë Gadafi këto deklarata, Aid el-Karni i keqpërdorë në një mënyrë edhe më të mjeruar. Sepse ai e din se dijetarët nuk thonë atë që ai dëshiron. Ne nuk kemi nevojë për askënd tjetër përveç Allahut dhe Ai është që më së miri kujdeset për çdo gjë.

Shpërndaje: