Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush ka të drejtë të flasë në lidhje me shoqatat e grave?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3457

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Gazeta el-Hajah1 bëri një publikim lidhur me përgjigjen e Shejkh Salih bin Muhammed el-Luhejdanit, të cilën ai e dha kur u pyet në lidhje me dërgimin në shqyrtim gjykimin e sportit të grave në këshillin konsultatitv (parlament). Shejkhu u përgjigj se kjo vepër nuk është e lejuar, se nuk i përket këshillit konsultativ që ta shqyrtojë këtë, dhe se në vend të kësaj i përket konsultimi Komisionit të Fetvave, të cilët kanë të drejtë për këtë. Gazeta el-Hajah citoi deklaratën e këshillit konsultativ, të cilët shkruajtën:

”Fetvaja e Luhejdanit nuk na intereson, dhe nuk është asgjë për t’u shqetësuar.”

Në këtë mënyrë të pahijshme. Shejkh Salih el-Luhejdan nuk është i vetëm në dhënien e kësaj fetvaje. Dijetarë të tjerë kanë dhënë më parë të njëjtën fetva që është publikuar dhe shpërndarë. Gazeta ose nuk e di këtë ose ata kanë injoruar vendimet e dijetarëve, sikurse të Shejkh Salih el-Luhejdanit.

Edhe pse nuk ka pasur një fetva të mëparshme rreth kësaj, nuk i përket këshillit konsultativ që ta shqyrtoj çështjen. Kjo i përket Komisionit të Fetvave. Në këtë vend, njerëzit e paautorizuar nuk duhet të futen në fusha të njerëzve të tjerë në mënyrë që kaosi të mos shpërthen. Pyetja është e rregulluar dhe secili është i obliguar që ti përmbahet fushës së tij.

Salih bin Feuzan el-Feuzan

20/6-1435

1Nr. 18/6-1435 ose 18/4-2014

Shpërndaje: