Kushtet për të bërë tejemum në murë dhe në gjëra tjera
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/175)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Bukhari ka thënë:
337 – Jahja bin Bukhejr na tregoi: el-Lejthi na tregoi, nga Xhafer bin Rabi’ah, nga el-A’raxh: E dëgjova Umejrin robin e Ibn Abasit duke thënë:
“Unë dhe Abdullah bin Jasar robi i Mejmunes, gruas së profetit (salAllahu alejhi ue selem), ecëm derisa arritëm tek Ebu Xhuhejm bin el-Harith bin es-Simmah el-Ensari. Ebul-Xhuhejm ka thënë: “Profeti (salAllahu alejhi ue selem) erdhi nga pusi i devesë kur një njeri e takoi atë dhe e përshëndeti me selam. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk ia ktheu selamin para se të qëndronte pranë një muri dhe më pas fshiu fytyrën dhe duart e tij. Pastaj ai ia ktheu selamin.”
Pika është në:
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk e përshëndeti atë para se të qëndronte pranë një muri dhe më pas fshiu fytyrën dhe duart e tij.”
Kjo dëshmon se është e lejuar që të mirret tejemum në murë. Kjo është e saktë. Nëse muri është ngjyrosur dhe të ngjashme, që ngjyra vie në mes personit dhe pluhurit në murë, atëherë tejemumi është i vlefshëm nëse ka pluhur në bojë. Përndryshe, ai mund të bëjë tejemum në diçka tjetër, Allahu e di më mirë.
- 06 Maj, 2016
- Comments are off