Ky është selefizmi
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/mf04-01-1435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ na ka treguar se do të ketë shumë kundërshtime në këtë umet kur ai ﷺ tha:
”Jehudët janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat janë ndarë në shtatëdhjetë e dy grupe. Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në zjarr përveç njërit. ”Ata thanë: ”Cili është ai, o i dërguari i Allahut? Ai u përgjigj: ”Ata të cilët qëndrojnë në atë në të cilën jam unë dhe shokët e mi sot.”
Kjo është metodologjia selefite: Rruga e të dërguarit ﷺ dhe rruga e sahabëve të tij dhe ata që i pasojnë ata me të drejtë. Ekziston nevojë shumë e madhe për të mësuar metodologjinë e selefëve për tu përqendruar në të. Sepse kjo është rruga e shpëtimit:
”Të gjithë ata do të jenë në zjarr përveç njërës.”
Këta janë grupi i shpëtuar, el-Firkah en-Nexhjeh, dhe ata janë Ehl-us-Sunne uel- Xhema’ah. Të gjithë përveç njërës. Kur njerëzit përçahen dhe shtohen drejtimet, grupet dhe sektet, atëherë ky grup pason metodologjinë e Selefëve. Ata kapen për të dhe durojnë me të derisa ta takojnë Zotin e tyre (subhanehu ue te ala).
- 26 Prill, 2016
- Comments are off