Loja me letra
Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr (15/236)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejueshme të luajmë me letra nëse nuk luajmë me para dhe loja nuk na shmang nga namazi?”
Përgjigje: “Nuk lejohet të luash lojën me letra, pavarësisht nëse ajo bëhet me apo pa para. Loja me letra e largon njeriun nga përkujtimi i Allahut, dhe e largon atë nga namazi edhe në qoftë se dikush do të thotë se jo. Kjo është edhe diçka që shpie në kumar (mejsir) dhe Kurani ka përmendur se kjo është e ndaluar:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” 5:90
- 08 Maj, 2016
- Comments are off