Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrësi i kamatës në Ditën e Gjykimit

Imam Abul-Mudhaffar Mansur bin Muhammed es-Sam’ani (v. 489)
Burimi: Tefsir Surat-il-Bakarah (2/453)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ

”Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e shejtanit.” 2:275

Ajeti do të thotë se marrësi i kamatës, në Ditën e Gjykimit do të ringjallet sikurse të jetë i dehur; ai qëndron në këmbët e tij për një kohë dhe bie.

Është thënë gjithashtu se shejtani hyn në të dhe e rrëzon atë.

Pra ajeti do të thotë se marrësi i kamatës do të ngritet në Ditën e Gjykimit sikurse të ishte i pushtuar nga shejtani. Kështu përshkruhet denimi I tij në ditën e gjykimit për shkak të kamatës.

Shpërndaje: