Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mëshira e vërtetë ndaj fëmijëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Mexhmu-ul-Fataua (19/82-83)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet që fëmijët të moshës nën 15 vjeç të urdhërohen të agjërojnë sikurse që urdhërohen të falen?

Përgjigje: Po. Fëmijët e vegjël që munden të agjërojnë duhet të urdhërohen të agjërojnë. Sahabët (radijAllahu anhum) urdhëruan fëmijët e tyre të agjërojnë. Dijetarët thonë se kujdestari duhet të urdhërojë fëmijën e tij që të agjërojë. Qëllimi është që fëmijët të trajnohen dhe të adaptohen me agjërimin dhe që themelet e Islamit të bëhen të natyrshme në shpirtrat e tyre. Por në qoftë se agjërimi u vjen rëndë ose i dëmton, ata nuk duhet të urdhërohen të agjërojnë.

E theksoj këtë sepse disa prindër i ndalojnë fëmijët të agjërojnë. Ata bëjnë të kundërtën me atë që bënë sahabët (radijAllahu anhum). Arsyetimi i tyre është se ata po i mëshirojnë dhe po ndihen keq për fëmijët. Në të vërtetë është mëshirë të urdhërosh fëmijët me rregullat Islame dhe t’i adaptosh ata me to. Kjo dëshmon një edukim të mirë dhe një kujdesje të mirë. Është konfirmuar se profeti ka thënë:

”Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë dhe përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe për fëmijët e tyre.Transmeton Bukhari (7138) dhe Muslimi (1829).

Kujdestarët duhet të kenë frikë Allahun në lidhje me fëmijët e tyre dhe t’i urdhërojnë fëmijët me rregullat Islame që ata urdhërohen t’i urdhërojnë ata.

Shpërndaje: