Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Miti qesharak i kryqëzimit

Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)

Burimi: El-Xhauab es-Sahih li man baddala Din-el-Mesih (1/331)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nasarat i atribuojnë Allahut padrejtësi të madhe e cila nuk ka shembull në shoqëritë e tjera. Ata gjithashtu fyen dhe e nënçmojnë Allahun në një mënyrë të rëndë. Askush nuk është kaq larg nga Teuhidi (besimi i pastër në Allahun), hamdi dhe lavdërimi i Allahut të vetëm sikurse ata.

Drejtësia e tanishme është se kur Ademi hëngri nga pema, Zoti u hidhërua me të dhe ndëshkoi pasardhësit e tij me një dënim që zgjati deri sa Mesia u kryqëzua. Sipas tyre, pasardhësit ishin në burgun e shejtanit dhe ata që vdiqën hynë në xhehnem. Me të njëjtën gjë, ata gjykuan profetët e tillë si Nuhun, Ibrahmin, Musain, Davudin dhe Sulejmanin.

Është e njohur se babai i Ibrahimit ishte jobesimtar dhe se Allahu nuk e mban përgjegjës Ibrahimin për mëkatet e babait të tij, e si mund të mbante përgjegjës për mëkatin e babait të tij (Ademit) të largët? Do të thotë nëse Ademi nuk u pendua për mëkatin e ti. Çfarë të thuhet nëse ai u pendua për mëkatin e tij, gjë të cilën ka njoftuar Allahu? Pastaj ata pretendojnë se kryqëzimi (i cili në vetvete i takon mëkateve më të mëdha) është arsyeja që Allahu pjesërisht shpëtoi Ademin dhe pasardhësit e tij nga xhehnemi dhe pjesërisht e dënoi shejtanin. Kjo përkundër faktit se shejtani e ka kundërshtuar Allahun dhe ka merituar që të ndëshkohet që kur ai nuk pranoi t’i bëj sexhde Ademit dhe e tradhtoi atë derisa Mesia u dërgua derisa pasardhësit e Ademit nuk kanë bërë asgjë për t’u dënuar për mëkatin e babait të tyre. Nuk lejohet të fajësohen me këto mite qesharake as mbretërit më injorantë dhe të padrejtë. Si mund të pretendojnë ata se kanë një pamje të drejtë rreth Allahut dhe se prej asaj drejtësie është se Ai nuk e urdhëron atë që ka mundësi që të mësojë atë që i sjell dobi në të dy jetët ndërsa ata njëkohësisht ligjësojnë një dogmë ku libri dhe i dërguari i Tij përgënjeshtrohen, ku libri i Tij i parë është shtrembëruar dhe libri i Tij i fundit përgënjeshtrohet dhe se besimi sugjeron devijimin e Musait, Isait dhe të gjithë profetëve dhe të dërguarve?

Shpërndaje: