Mos i bë njerëzit e këqinjë edhe më të këqinjë
Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I’tikad es-Sahih, fq. 173
Përktheu: Valdet Gashi
Ed-Dahlaui ka thënë: ”Është i detyrueshëm urdhërimi në të mirën dhe ndalimi nga e keqja, me kusht që kjo të mos shpie në sprova dhe të mendosh që fjala yte pranohet.”
Përndryshe është më mirë që të heshtësh.
Hafidh Ibn-ul-Kajimi -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë:
”Ndalimi i të keqes ndahet në katër faza:
1 – E keqja largohet dhe zëvendësohet me të kundërtën e saj.
2 – E keqja zvogëlohet edhe pse ajo nuk largohet krejtësisht.
3 – E keqja zëvendësohet me të njëjtën gjë.
4 – E keqja shtohet më shumë.
Dy fazat e para janë të përshkruara. Për të tretën lejohet të bëhet Ixhtihad. E katërta është e ndaluar.
Pra, në qoftë se ti e sheh një grup mëkatarësh duke luajtur shah, është injorancë dhe e pashkollë që ti qortosh ata për këtë veprim nëse kjo nuk i shtyen ata në diçka që është e dashur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, sikurse në hark gjuetie dhe ngasjen e kuajve. Nëse i sheh mëkatarët të ulur së bashku dhe të angazhuar në gjëra të kota apo lojëra ose dëgjojnë qarje dhe duartrokitin, atëherë është e saktë për ti shtyer ata në adhurimin e Allahut. Përndryshe, është më mirë të lihen të bëjnë atë që bëjnë ata se sa të kalojnë në diçka më të keqe. Pra, në qoftë se e sheh një person duke lexuar histori qesharake dhe të ngjashme, dhe egziston frika që ai të filloj të lexojë librat e Pasuesve të Bidateve dhe të Devijuarëve në qoftë se ti e qorton atë për veprimin e tij, atëherë ti duhet ta lesh atë që të lexojë tregime qesharake.
Kam dëgjuar Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen -Allahu e mëshiroftë!- të thotë:
”Në kohën e mongolëve kalova unë dhe miqtë e mi pranë një grupi mongolëzësh të cilët pinin alkool. Një nga miqtë e mi i qortoi ata për këtë veprim dhe unë e denova atë dhe thashë: ”Alkooli është ndaluar sepse ai largon nga përkujtimi i Allahut dhe namazi. Kur këta njerëz pijnë alkool atëherë dehen dhe largohen nga vrasja e njerëzve dhe kapja e grave dhe fëmijëve dhe nga plaçkitja e tyre. Leri ata.”
Kështu thuhet në ”I’lam-ul-Muvakki’in”1.
1 I´lam-ul-Muvakki´in (3/12-13).
- 05 Maj, 2016
- Comments are off