Mos u falë në xhami në të cilën ka varre!
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Lika Maftuh bi Afif (59)
http://www.alfawzan.af.org.sa/
Data e fetvas: 9/8-1428
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Në qytetin tonë, kemi xhami në të cilat ka varre. Por ato nuk janë në drejtim të kibles. Xhamitë të cilat nuk ka varre në to, janë shumë larg prej nesh. A duhet të fali namazin në shtëpi dhe ti braktisi këto xhami në të cilat ka varre?
Përgjigje: Mos u fal në xhami në të cilat ka varre, pavarësisht nëse varret janë në drejtim të Kibles apo pas xhamive, përderisa ato janë brenda oborrit të xhamisë. Profeti ﷺ ka ndaluar faljen e namazit në vendet ku ka varre.
Ai gjithashtu, e ndaloi marrjen e varreve si vend adhurimi. Ndalesa tregon se vepra e cila kryhet në të është e pavlefshme, gjë të cilën dijetarët e kanë sqaruar.
Gjithashtu, kjo vepër shpie në idhujtari. Unë mendoj se ti dhe vëllezërit e tu duhet të rregulloni një vend ku do falni namazin. Ose ndërtoni xhaminë tuaj apo rregulloni një vend të veçantë për namaz ku do falni namazin. Shmanguni nga këto xhami me varre.
- 30 Prill, 2016
- Comments are off