Mos urrej të të lind vajzë
Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: “Tuhfetul-Meudud bi Ahkamil-Meulud” 30-31
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Transmetohet nga ‘Ukbeh bin ‘Amir el-Xhuhenij se, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
من كان له ثلاث بنات فصبر عليهن ، فأطعمهن و سقاهن و كساهن جدته ، كن له حجابا من النار
“Kush i ka tri vajza, duron ndaj tyre dhe kujdeset për ushqimin, pijen dhe veshmbathjen e tyre, veçse do të jenë për të mburojë nga Zjarri.” [1]
Dhe, thotë Allahu Te’ala në lidhje me gratë:
فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيراً
“Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.”4:19
E njëjta gjë është edhe tek vajzat, ku, nga to njeriu mund të ketë mirësi të shumta në dynja dhe ahiret. Mjafton në urrejtjen e tyre që, njeriu të urrej atë që Allahu i ka dhuruar atij dhe është i kënaqur me të!
Salih bin Ahmed ka thënë: “Kur babait tim i lindte ndonjë vajzë, thoshte: “Me të vërtetë profetët ishin baballarë të vajzave.” Gjithashtu, thoshte: “Në vajzat ka mirësi të shumta, siç edhe është cekur nëpër hadithe”.
Ndërsa, Ja’kub bin Bukhtan ka thënë: “Më kanë lindur shtatë vajza dhe, çdoherë kur më lindte një vajzë, shkoja tek Ahmed bin Hanbeli i cili më thoshte: “O Ebu Jusuf! Me të vërtetë profetët ishin baballarë të vajzave.” Kështu me fjalët e tij më ngushëllonte mua!”
_____________________________
[1] Shejkh Albani thotë se, hadithi është autentik. Shih “Silsiletul-Ehadithis-Sahihah (294)”.
- 01 Maj, 2016
- Comments are off