Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndarja e flokëve në njërën anë (2)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4838.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i ndarjes së flokëve në njërën anë?

Përgjigje: Është Sunnet që të ndahen flokët në mes. Flokët rregullohen përpara dhe prapa, në të djathtë dhe në të majtë. Ato ndahen në mes, kështu që pjesa e djathtë shtrihen në anën e djathtë dhe pjesa e majtë shtrihen në anën e majtë.

Ndarja e flokëve në njërën anë, pa marrë parasysh se në cilën, është jo e drejtë. Kjo mund të jetë edhe përngjasim me kufarët.

Gjithashtu ekziston një rrezik që të përfshijë hadithi i profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Ka dy lloje të njerëzve banorë të Zjarrit, që unë ende nuk i kam parë, popull me kamxhik si bishtat e lopëve me të cilat ata i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura dhe të zhveshura, Mumilat Ma’ilat [1]. Kokat e tyre janë si gunga anuese e deves. Ata nuk do të hyjnë në Xhenet, e as nuk do ta nuhasin aromën e Tij e cila arrin shumë largë. “ [2]

Ekziston rreziku që ndarja anash e flokëve, e përfshin ky hadith, sepse fjala e profetit (salAllahu alejhi ue selem), “anuese”, është e përgjithshme ashtu siç kanë thënë disa dijetarë.

Kështu që, unë i këshilloj motrat tona besimtare, që t’i shmangen kësaj dhe në vend që t’i kthejnë flokët anash, t’i ndajnë ato në mes, veprim i cili është sipas Sunnetit.


[1] Imam en-Neveviu ka thënë: “Është thënë se Ma’ilat do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa Mumilat janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat Mumilat janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa Mumilat janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92))

[2] Muslimi (2128).

 

Shpërndaje: