Në këtë rast, burrit nuk i lejohet t’i kërkojë marrëdhënie gruas së tij
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 22-23
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mëkaton gruaja nëse ajo refuzon të ketë marrëdhënie intime me burrin e saj, për shkak të ndonjë gjendje të rëndë psikike që ajo po kalon, apo të një sëmundjeje të mundimshme?
Përgjigje: Nëse burri dëshiron të ketë marrëdhënie intime me gruan, ajo është e detyruar t’i përgjigjet atij. Nëse gruaja ka dhimbje në ndonjë pjesë të trupit që e parandalon atë nga marrëdhënia intime, ose ka gjendje të rëndë psikike, në këtë rast nuk është e lejueshme për burrin që t’i kërkojë marrëdhënie intime. Profeti ﷺ ka thënë:
لا ضرر و لا ضرار
“Nuk ka dëm e as të dëmtuar (reciprok).” (Askujt nuk guxohet t’i bëhet dëm e as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë).
Ai është i detyruar të presë ose ta joshë atë (gruan) në një mënyrë që nuk e dëmton atë.
- 01 Maj, 2016
- Comments are off