Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nëse një person vdes dhe ai ka humbur disa ditë të agjërimit gjatë Ramazanit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetuaja nr: (10/328-329)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një person vdes dhe ai ka humbur disa ditë të agjërimit gjatë Ramazanit apo se ai është betuar se do të agjërojë dhe nuk i premtojë koha ta bëjë këtë, a duhet që familja e tij të agjërojnë për të apo duhet të paguajnë shpagim për ditët që ka humbur?

Përgjigje: Nëse ai u shërua dhe kishte mundësi të agjërojë dhe pastaj vdiq pa agjëruar është obligim për të afërmit e tij që të agjërojnë ato ditë që ai i ka humbur. Argument për këtë është thënia e profetit :

”Kushdo që vdes dhe ka humbur disa ditë agjërimi, të afërmit e tij duhet të agjërojnë për të.” [Bukhari dhe Muslimi].

Të afërmit e tij të cilët mund të agjërojnë për të janë, babai i tij, i biri, vëllai, etj. Nëse sëmundja e tij zgjati deri sa ai vdiq, ai nuk e ka për obligim të bëjë shpagim për këtë e as të afërmit e tij.

Shpërndaje: