Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka gjë të keqe për atë që dëshiron të lexojë nga Mus’hafi gjatë namazit të teravive

Shejkh Usameh ibn Ataja el-Utejbi

Burimi: http://m-noor.com/showthread.php?t=18074

Data: 30/8/1441 hixhri

www.perlatmuslimane.com

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, salauatet dhe selami qoftë mbi të dërguarin e Allahut dhe më pas:

Ka thënë Bukhari (në formën mualak) në Sahihun e tij (1/140), në kapitullin: ’’Prirja në namaz nga robi (skllavi) dhe robi i liruar.

‘’Ka qenë Aishah e cila udhëhiqej në namaz nga skllavi dhe shërbëtori i saj, Dhekuan i cili lexonte nga Mus’hafi.’’

Ky transmetim është i saktë, e ka transmetuar Ibn Uehbi në ”Mu’ata”, Ibn ebi Shejbe në ‘’Musannefin’’ e tij, Ibn ebi Daud në ‘’Kitabul Mesahif’’, El-Bejhaki në ‘’Sunen el-Kubra’’ dhe të tjerë përveç këtyre.

Gjithashtu ka transmetuar imam Malik në ‘’Mu’ata’’ (1/116), nga Hisham ibn Urue,nga babai tij, se: ‘’Ishte Dhekuan Eba Amrin, skllavi i Aishes (gruas së profetit ﷺ), të cilin ajo e liroi në prag të vdekjes së saj, që lexonte kur i printe në namaz, në muajin e Ramazanit.’’

Muhammedi, djali i Abdullahut (dhe Abdullahu është djali i vëllait të ibn Shihabit) ka thënë: E pyeta Ibn Shihabin rreth leximit të Kuranit nga Mus’hafi kur u prin njerëzve në namaz dhe më tha: ”Njerëzit e bëjnë këtë që në fillim të Islamit.” Këtë e ka transmetuar Ibn ebi Daud në ‘’Kitabul Mesahif’’ me zinxhir transmetimi të mirë (hasen). Gjithashtu është e lejuar të caktosh dikë mbrapa imamit që ta ndjek në Mus’haf në mënyrë që të korrigjojë imamin kur ai lexon.

Thabit ibn Bunani ka thënë: ”Ishte Enesi që kur falej, shërbëtori i tij, qëndronte mbrapa tij duke mbajtur Mus’hafin dhe nëse Enesi ngatërrohej gjatë leximit, ai hapte Mus’hafin për ta korrigjuar.” Transmetuar nga Ibn ebi Shejbe në ‘’Musannef’’ me zinxhir transmetimi të saktë.

Nga këto që përmendëm, bëhet e qartë lejueshmëria e leximit në Mus’haf gjatë namazit si dhe mbajtja e Mus’hafit nga dikush, në mënyrë që të korrigjohet imami në rast se nuk ka imam që është hafidh i Kuranit, ose nëse nevoja e kërkon një veprim të tillë. Por nëse nuk është e nevojshme, një gjë e tillë nuk bën, megjithëse përsëri mbetet një çështje e lejuar edhe atëherë kur nuk do kishte nevojë për një veprim të tillë. Këto janë transmetimet nga selefët dhe nuk gjendet ndonjë transmetim nga sahabët që të ketë patur mendim të kundërt. Për sa i përket tebiinëve, shumica e tyre e shikonin si çështje të lejuar dhe nuk e urrenin një veprim të tillë, ndërsa disa prej tyre e urrenin një veprim të tillë. Dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: