Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Paaftësia për të agjëruar për shkak të moshës së vjetër

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Paaftësia për shkak të moshës së vjetër

Në qoftë se burri dhe gruaja janë aq të moshuar sa që rëndohen nga agjërimi, iu lejohet të braktisin agjërimin dhe në vend të kësaj të japin ushqim të varfërve për çdo ditë që ata nuk agjërojnë. Ose ata e ftojnë të varfërin të ha me ta, ose i japin 1 ½ kg hurme, grurë ose oriz një personi të varfër për çdo ditë që nuk agjërojnë. Pos kësaj nëse ata vuajnë nga plagë të mbushura me qelb apo ndonjë sëmundje tjetër dhe ata me të vërtetë duhet të braktisin agjërimin. Ata gjithashtu nuk janë të detyruar tu japin ushqim të varfërve sepse ata nuk agjërojnë për shkak të sëmundjes dhe e jo për shkak të moshës së vjetër. Nëse shërohen ata duhet t’i kompensojnë ditët e humbura.

Nëse ata nuk janë në gjendje që t’i kompensojnë ditët e humbura për shkak të moshës së vjetër, ata duhet t’u japin ushqim njerëzve të varfër sipas asaj që kemi përmendur. Kështu ka dhëne fetva Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) dhe dijetar të tjerë. Argumentet për këtë janë të njohura. Një prej tyre është fjala e Allahut:

Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” El-Bekare, 2:185

Plaku i paaftë nuk është në gjendje t’i kompensojë ditët. Prandaj është obligim për të që të japë ushqim në vend të agjërimit. Kur shërbëtori i profetit ﷺ Enes bin Maliku (radijAllahu anhu), u moshua aq shumë sa që rëndohej nga agjërimi, ai braktisi agjërimin dhe u jepte ushqim të varfërve për çdo ditë që nuk agjëronte. Ndërsa nëse personit i ik mendja, ai as nuk obligohet tu japë ushqim të varfërve apo diçka tjetër.

Lusim Allahun (azze ue xhel) që Ai të na lejon ne, ju dhe të gjithë muslimanëve të tjerë të kuptojmë fenë dhe të kapemi për të dhe që Ai të na mbron nga të gjitha të këqijat e shpirtrave tanë dhe veprat e këqija. Ai ka fuqi për këtë dhe Ai është i Aftë të bëj çdo gjë. Allahu e nderoftë dhe i dërgoftë paqen robit të Tij dhe të dërguarit e Tij dhe profetit tonë Muhammed, familjes së tij dhe shokëve të tij.

Shpërndaje: