Përgojimi i dijetarëve
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka disa pyetje rreth asaj se çfarë është i detyruar të bëjë personi nëse dëgjon një person të thjeshtë ose një student t´i nënvlerësojë disa thirrësa në fe dhe disa dijetarë? Çfarë jemi të obliguar të bëjmë në këtë rast?”
Përgjigje: “Është obligim që ata të këshillohen. Nëse e sheh se një person i cili flet ndaj njerëzve dhe ndaj dijetarëve në veçanti, ti duhet ta këshillosh atë dhe t´i thuash atij se kjo është përgojim dhe e ndaluar.
Allahu (te ala) ka thënë:
”… dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).
Përgojimi ndaj dijetarëve dhe sunduesve është edhe më i rënde. Kjo shpie që besimi ndaj dijetarëve dhe sundimtarëve të pakësohet, e që shkakton armiqësi në shoqëri. Kjo shkakton shkatërrim të madh. Përveç kësaj, përgojimi është sikur të hashë mishin e njeriut:
Allahu thotë: Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Sigurisht që ju e urreni këtë! Kini frikë Allahun! Me të vërtet, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplot.” (49:12).
Nëse e shihni dikë duke folur për këto çështje, obligohesh që ta këshillosh atë. Ose e pranon ai këshillën ose largohesh nga ai vend ku flitet ashtu. Mos u ul me të dhe mos merrë pjesë në këto tubime të cilat i japin rëndësi shpifjeve dhe përgojimeve ndaj njerëzve të mirë, apo sundimtarëve. E aq më largë nga tubimet, ku flitet për fshehtësitë e njerëzve.”
- 07 Maj, 2016
- Comments are off