Përpirja e pështymës nga agjëruesi
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu’l-fetaua 3/251
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi për përpirjen e pështymës nga agjëruesi?
Përgjigje: S’ka gjë të keqe nëse e përpinë pështymën dhe nuk njoh ndonjë kundërthënie mes dijetarëve. Kjo për shkak të vështirësisë dhe pamundësisë së ruajtjes nga një gjë e tillë.
Ndërsa, sa i përket gëlbazës dhe mukozës, duhet patjetër që të nxirren jashtë nëse arrijnë tek goja dhe nuk i lejohet agjëruesit përpirja e tyre, sepse një gjë e tillë (nxjerrja e tyre jashtë) është në mundësinë e tij dhe se nuk janë të ngjashme me pështymën.
- 11 Maj, 2016
- Comments are off