Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prioriteti në davet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 B), min: 7.23

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Thirrësi duhet ti jep prioritet asaj që është më e rëndësishmja. Pra ai duhet të fillojë të thërret në Teuhid. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thanë:

 “Le të jetë gjëja e parë në të cilën do ti thërrasësh dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”1

Teuhidi është baza mbi të cilën mbështeten rregulloret e mbetura. Teuhidi duhet të jetë baza dhe duhet ti jepet prioritet para çdo gjëje tjetër. Pastaj vjen namazi, zekati, agjërimi dhe pelegrinazhi.

Kështu duhet të jetë daveti i organizuar. Neglizhimi i thirrjes për në Teuhid është padyshim një mangësi. Disa njerëz besojnë se thirrja e tyre merr përgjigje më të mirë tek njerëzit nëse ata i japin prioritet thirrjes për në karaktere të denjëta dhe veprimeve të mira, si butësia, solidariteti, mirëdashja dhe të ngjashme. Edhe pse ka një pikë në këtë, e vërteta qëndron në atë që është dëshmuar në Sunnet. Sepse në qoftë se ti fillon me këtë njerëzit besojnë se karakteret e denjëta, veprimet dhe sjelljet e mira janë baza. Rrjedhimisht, atyre nuk do ti intereson për neglizhimin e Teuhidit, namazit dhe veprimeve të ngjashme.


1 Bukhari (1395) Muslimi (19).

Shpërndaje: