Sa tekbire bëhen në namazet e bajrameve?
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (16/238)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sa takbire bëhen në namazet e bajramit?
Përgjigje: Ka mendime të ndryshme rreth numrit të tekbireve në namazet e bajrameve. Selefët dhe pasuesit kishin mendime të ndryshme lidhur me këtë. Ai që bën shtatë tekbire duke përfshirë tekbirin fillestar në rekatin e parë dhe pesë tekbire në rekatin e dytë pasi të jetë ngritur ka vepruar mirë. Ai që bën tekbire në një mënyrë tjetër ka vepruar mirë gjithashtu sepse kjo është transmetuar nga selefët.
- 28 Prill, 2016
- Comments are off