Shërimi i zilisë
Alameh Muhamed bin Abdil-lah es-Subejjil
Burimi: Raseil fil-‘Akideti ued-Da’ueh, faqe175-176
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Si duhet trajtuar veten time nëse ndiej zili ndaj të tjerëve?”
Përgjigje: “Nëse ti e di që ke zili ndaj njerëzve, para së gjithash duhet ta kesh frikë Allahun ‘Azze ue Xhel dhe ta dish se kjo gjë është e ndaluar. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إياكم والحسد فإن الحسد يأكل الحسنات كما تأكل النار الحطب
“Ruajuni zilisë! Ajo i djeg të mirat, ashtu si i djeg zjarri drunjtë.”
Transmeton Ebu Daudi.
Enesi radijAllahu anhu ka treguar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا تباغضوا ولا تحاسدوا ولا تدابروا وكونوا عباد الله إخوانا
“Mos e urreni njëri-tjetrin, mos keni zili njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, por bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Pos kësaj, bëje zakon që kur të shohësh diçka që të pëlqen, thuaj:
قدر الله وماشاء فعل
(Kad-derullahe ma sha-e fe’al)
“Allahu e ka caktuar. Ai bën çfarë dëshiron.”
Kjo parandalon që të tjerët të dëmtohen nga zilia jote. Imam Maliku transmeton në librin e tij “el-Muvetta”’ se ‘Amir bin Rabi’ah e pa Sehl bin Hunejfin duke u larë dhe tha:
“Betohem në Allahun se unë deri sot nuk e ka parë lëkurë të ngjashme qoftë edhe të në një virgjëreshe.”
Në atë çast Sehli ra përtokë. Pastaj i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi i zemëruar /tek Amiri dhe i tha:
“Pse njeriu ta mbytë vëllain e tij? A nuk i the “Allahu të bekoftë (barak Allahu fik)”?”
Më pastaj, profeti salAllahu alejhi ue selem e urdhëroi atë (‘Amrin) të pastrohet. Amri pastroi fytyrën, duart e tij, bërrylat, gjunjët, anët e këmbëve në një vaskë. Pastaj atë ujë e hodhën mbi Sehlin i cili u ngrit dhe u largua nga aty me tjerët.
Dhe Allahu e di më së miri.”
- 08 Maj, 2016
- Comments are off