Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shitja të afërmit dhe të varfërit me një çmim më të ulët

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (12 B), min: 24.20

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një shitës ia shiti një produkt një personi të pasur për një çmim dhe një personi të varfër për një çmim më të ulët. Pas një kohe erdhi blerësi i pasur dhe e kritikoi atë. Cili është gjykimi mbi këtë tregti?

Përgjigje: Nëse tregtari ia shet një produkt një personi me një çmim, dhe një tjetri me një çmim më të ulët në varësi të gjendjes së tij, sikurse një familjar, shok, varfër dhe të ngjashme, atëherë blerësit të parë nuk i lejohet që të kërkoj që shitësi t’ia shet të njëjtin produkt me një çmim më të ulët. Përjashtimi i vetëm është nëse ai e bleu produktin për një çmim të paarsyeshëm mbi çmimet në treg. Shembull për këtë është se ai e shet një mall për 100, ndërsa ai mall në treg kushton 50. Në këtë rast, ai ka të drejtë të kërkojë një ulje të çmimit në çmimin e tregut.

Por në qoftë se çmimi i tregut është 100 me të cilën ai edhe ia shet produktin blerësit të parë, dhe pastaj ia shet të njëjtën produkt një personi të varfër, të afërmi apo shoku për 50, atëherë blerësi i parë nuk ka të drejtë. Sepse ai as nuk e ka tradhtuar atë dhe as nuk e ka mashtruar atë, por vetëm ia ka shitur atij për një çmim real.

Shpërndaje: