Shkuarja e gruas në xhami për kerkimin e dijes pa lejen e kujdestarit
Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 2/191
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar për gruan që të shkojë në xhami për të mësuar fenë dhe të kërkoje dituri të dobishme pa lejen e kujdestarit të saj?”
Përgjigje: “Kudejstari e ka për obligim që ta lejojë atë që të shkojë në xhami. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë në një hadith nga Abdullah bin Umeri:
”Mos i ndaloni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.” (Transmetuar nga el-Bukhari dhe Muslim).
Përveçse, kur ai ka frikë se ajo do të përzihet me burra ose që ajo të sprovohet nga ata apo ata nga ajo. Kjo është për të shmangur të keqen e mundshme dhe për ti dhënë përparsi ruajtjes së gjendjes së shëndoshë të zemrës.”
- 06 Maj, 2016
- Comments are off