Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si mundet muslimani të festojë dhe të urojë për kërshëndellat dhe Vitin e Ri?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Atëherë, çfarë është më keqe se kaq; është se disa muslimanë e festojnë Vitin e Ri dhe e respektojnë dhe e nderojnë atë, dhe kjo është e lidhur me rastin fetar tek të krishterët; që është çfarë? Dita e lindjes së Mesiut Isait ibn Merjemës (alejhi selam). Këta e festojnë Vitin e Ri, po, në lidhje me lindjen e Mesiut; ky gëzim ndërlidhet me ritet dhe praktikat e tyre fetare. Dhe ky gëzim ndërlidhet me praktikat e kufrit (mosbesimit) – nëse personi që kënaqet dhe gëzohet me këtë, është i sigurt nga kufri – atëherë vepra e tij është më së paku, sikurse tha Ibn el-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me këtë person në librin e tij, “gjykimi mbi mbi Ehl-udh-Dhimah (jehudët dhe të krishterët që jetojnë në vendet myslimane)” është më e rëndë se sa të gëzohesh me pirjen e alkoolit dhe adhurimin e kryqit. Kështu, çështja është shumë e rrezikshme O vëllezër. Nuk është e lejueshme që personi të festojë krishtlindjet nëse ai është musliman.

Dhe nuk është e lejuar që ai ti urojë ata për këtë festë nëse ai është musliman. Dhe nuk është e lejuar që ai të përgjigjet në këtë urim nëse ata ia urojnë atij për këtë festë, nëse ai është musliman.

Subhan Allah! A duhet ti përgëzojmë ata për një festë, e cila konsiderohet si një simbol fetar? Dhe a është kjo gjë tjetër veç kënaqësisë me mosbesimin? Por shumica e atyre që ua uron atyre nuk kanë për qëllim të lartësojnë fenë ose praktikat e tyre, por më tepër ata kanë për qëllim vetëm atë; që të duken të sjellshëm. Dhe kjo është gabim. Nëse dikush thotë; Unë sillem mirë me ta, sepse ata sillen mirë me mua dhe ata më urojnë për festën e bajramit.

Ne themi: Elhamdulilah. Nëse ata të urojnë për festën e bajramit, atëherë ata të kanë uruar për një festë të ligjshme të cilën Allahu e ka ligjësuar për robërit e Tij. Do të ishte e detyrueshme që festa e bajramit të jetë festë e tyre, sepse është e obligueshme që ata të pranojnë Islamin.

Por nëse i përgëzojmë për krishtlindje atëherë i përgëzojmë për një festë të cilën Allahu nuk e ka caktuar si festë. Kjo krishtlindje nuk ka bazë në histori dhe nuk ka bazë në legjislacionin fetar.

Isa ibn Merjem nuk i urdhëroi ata të vendosnin këtë festë. Çështja është se ajo u fut në fenë e Mesiut si risi dhe devijim, ose praktikohej në legjislacionin e Isa ibn Merjemes por është shfuqizuar nga legjislacioni Islam. Prandaj, nuk ka asnjë bazë nga ndonjë vlerësim. Sepse nëse themi se është nga risitë e të krishterëve dhe nuk është nga legjislacioni i tyre; atëherë është devijim.

Dhe nëse themi se është nga legjislacioni i tyre, atëherë është shfuqizuar; dhe të adhurohet Allahut me një fe të shfuqizuar është devijim; pra kjo është humbje nga çdo drejtim.

Dhe për shkak se është devijim, atëherë si më përket mua – ndërsa unë jam musliman – t’i urojë ata për të ?! Dhe ne i jemi përgjigjur çështjes së tyre në lidhje me urimin që na bëjnë për Bajramin tonë dhe se nuk i urojmë për festën e tyre sepse Bajrami ynë është ligjëruar nga Allahu i Lartësuar, ndërkohë që festa e tyre nuk është e ligjshme. Kjo është për shkak se ajo është ose e shpikur në legjislacionin e tyre ose është shfuqizuar nga legjislacioni ynë. Kështu që nuk ka asnjë bazë në asnjë drejtim.”

Shpërndaje: