Të braktisësh një gjë për hir të Allahut
Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë do të thotë hadithi:
“Kush braktis diçka për hir të Allahut, Allahu do t’ia zëvendësoj me një gjë tjetër edhe më të mirë.”?”
Përgjigje: “Ky hadith – tek ata të cilët e konsiderojnë të pranueshëm, ka për qëllim që nëse ti heq dorë nga ndonjë gjë të cilën e meriton, Allahu do ta kompensojë me diçka edhe më të mirë. Shembull, nëse ndërmjet teje dhe vëllait tënd ka ndonjë mosmarrëveshje, ose ndërmjet teje dhe gruas tënde, apo dikujt tjetër, dhe në këtë rast ti heq dorë nga diçka e cila të takon ty dhe këtë e bën për hir të Allahut, atëherë për këtë shkak, me lejen e Allahut, do ta zëvendësohet me diçka edhe më të mirë se ajo nga e cila ke hequr dorë. Gjithashtu, nëse do Allahu, kjo ndodhë edhe tek ata të cilët kanë bërë mëkate e i lënë ato për hir të Allahut dhe i nënshtrohen Atij, Allahu këtij personi do t’i jap të mira.”
- 08 Maj, 2016
- Comments are off