Të ngriturit në këmbë kur hyn mësuesi në klasë
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Revista “El-Buhuth el-Islamijeh” 26/347, viti 1410H.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kam dëgjuar se shumë prej mësimdhënësve kërkojnë nga nxënësit që të ngrihen në këmbë kur aty hyjnë në klasë. Nuk ka dyshim se, kjo është në kundërshtim me Sunnetin autentik, kur dihet se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
من أحب أن يمثل له الرجال قياماً فليتبوأ مقعده من النار
“Kush dëshiron që njerëzit të ngrihen në këmbë për të, le ta përgatis ulësen e tij prej zjarrit.”
Këtë hadith e transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Mu’auijeh radijallahu anhu, me zinxhir të transmetimit autentik.
Gjithashtu, transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu me zinxhir transmetues autentik nga Enesi radijAllahu anhu, i cili ka thënë:
لم يكن شخص أحب إليهم – يعني الصحابة – رضي الله عنهم – من رسول الله – صلى الله عليه وسلم – وكانوا لا يقومون له إذا دخل عليهم ؛ لما يعلمون من كراهيته لذلك
“Nuk kishte njeri më të dashur tek ata (tek sahabët) radijallahu anhum sesa i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ndërsa ata nuk ngriheshin në këmbë kur ai hynte brenda, për shkak se ata e dinin që ai e urrente një gjë të tillë.”
Prandaj, unë kërkoj nga ju të nderuar mësimdhënës, që të pasoni Sunnetin në këtë çështje posaçërisht këto dy hadithe që i ceka, dhe të mos ngrihen në këmbë nxënësit për shkakun tuaj.
Gjithashtu, them se, nuk është e lejuar për mësimdhënësin që t’i obligoj nxënësit që ata të ngrihen në këmbë, duke u bazuar në hadithin e Mu’aviut, dhe është vepër e urryer që nxënësit që të veprojnë në këtë mënyrë.
Nuk ka dyshim se, e gjithë mirësia është në pasimin e Sunnetit të të Dërgarit të Allahut në të gjitha çështjet, dhe në marrjen shembull veprimet e sahabëve radijAllahu anhum.
Allahu na bëftë neve dhe juve prej pasuesve të tyre të drejtë (profetit salAllahu alejhi ue selem dhe sahabëve). Dhe e lusim Allahun që të na bëj të kuptueshëm në fe dhe këmbëngulës në të.
- 02 Maj, 2016
- Comments are off