Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të telefonuarit e dijetarëve nga femrat dhe rregullat për këtë

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: Nuz’hetut-Kari’, fq. 208-209
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa gra kërkojnë dije duke u telefonuar dijetarëve. Cili është gjykimi islam mbi këtë çështje? Çfarë mendoni për ato që e bëjnë këtë?

Përgjigje: Që gratë t’i telefonojnë dijetarët e Sheriatit, të cilët janë njerëz të besueshme, është e gjë e mirë dhe e dobishme, pa marrë parasysh nëse ato u telefonojnë për gjykime që kanë të bëjnë me privatësitë e veta, apo për udhëzime islame lidhur me besimin dhe metodologjinë. Në këtë mënyrë, ajo mëson dije të bazuar në Sheriat dhe shndritë jetën e saj me dije. Ky është një lloj i studimit të duhur dhe hynë tek fjalët e profetit ﷺ:

من سلك طريقا يلتمس فيه علما سهل الله له طريقا إلى الجنة

“Kushdo që merr një rrugë për kërkim e dijes, Allahu do t’ia lehtësojë me të rrugën për në xhenet.”

Megjithatë, biseda duhet të jetë vetëm aq sa ka nevojë dhe nuk duhet folur me zë tërheqës, dhe as nuk duhet folur në atë mënyrë që e bezdis atë të cilin e pyet. Njeriu është i dobët. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَخُلِقَ الإِنسَانُ ضَعِيفًا

“…njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme (i dobët).” 4:28

Ibn Abasi ka thënë: “Në lidhje me të biseduarit me burrat e huaj, Allahu (azze ue xhel) u ka thënë grave të profetit ﷺ:

فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا

“Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër të sëmurë, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32

Gruaja le të pyet në mënyrë elokuente, në mënyrë të qartë, përgjatë nevojës së saj dhe pastaj ta përfundojë telefonatën. Gjithashtu, ai që pyetet, duhet ta ketë frikë Allahun dhe të sigurohet që çështja të kuptohet dhe që përgjigja të jepet e saktë.

Shpërndaje: