Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Teprimi i ushqimeve gjatë iftarit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 252
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A merr njeriu më pak shpërblim nëse e tepron me ushqime të ndryshme kur bën iftar?

Përgjigje: Jo, ai nuk merr më pak shpërblim për agjërimin. Kryerja e një vepre të ndaluar pas përfundimit të agjërimit nuk ndikon në shpërblim. Megjithatë, kjo bie nën fjalën e Allahut (te ala):

“Dhe hani e pini por mos e teproni sepse Ai njëmend nuk i do ata që e teprojnë.” (7:31)

Në realitet shpenzimi i tepërt e i panevojshëm është i ndaluar. Njeriu duhet të jetë ekonomist i mirë dhe duhet të ketë kujdes që ta përgjysmojë ushqimin nëse ka mundësi. E nëse mbetet diçka atëherë duhet të dhurohet për bamirësi e jo të hidhet ngase kjo është më mirë.

Shpërndaje: