Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Terrorizmi si rezultat i largimit nga mësimet e dijetarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: “Teuxhihat Muhimmeh li Shebabil-Ummeh”, fq. 361-362.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ata që përpiqen të mësojnë çdo gjë përnjëherë dhe të fillojnë nga kulmi, pikërisht ata nuk fitojnë asgjë tjetër pos injorancës dhe vetëlavdërimit. Ah sikur të ishte injoranca e tyre e kufizuar vetëm tek vetë ata! Problemi është se ata instruktojnë të tjerët, u përgjigjen pyetjeve dhe flasin për Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem pa pasur dije, duke u bazuar në keqkuptimet e tyre.

Kjo është metodë e varfër. Këtu bëhet fjalë për “të pretenduarit se je dijetar”, e cila në ditët e sotme është bërë dukuri e zakonshme, dhe se shumë të rinj largohen nga dijetarët dhe të mësuarit e fesë tek ta. Ju po e shihni vetë se çfarë sprova madhështore ka sjellë ky faktor. Janë shfaqur njerëz që pohojnë “Xhihadin dhe Diturinë”. Në emër të kësaj, anekënd botës ata po shkatërrojnë, terrorizojnë dhe vrasin njerëz të pafajshëm.

Ky është rezultati i largimit nga dijetarët. Këta njerëz janë larguar nga dijetarët dhe kanë shkuar tek ata që u ngjasojnë me metodologji në mesin e thirrësve të devijimit. Ata ua kanë shpërlarë atyre trurin dhe i kanë mbushur me këto mendime të lajthitura. Ky është rezultat i largimit prej dijetarëve, xhematit të myslimanëve dhe udhëheqësve të tyre.

Shpërndaje: