Vendi i kufrit nuk mund të krahasohet me vendin myslimanë
Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Et-Ta´likatul Xhijad ala Kitabi Tet`hijrul I`tikad fq. 152-153
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Ky person është nga Suedia dhe thotë se disa idhujtarë ia kanë marrë disa para duke e mashtruar atë, tani ai pyet nëse atij i lejohet t`i mashtrojë ata. Përveç kësaj, ai pyet se si të llogarisë shpërblimin e Allahut.”
Përgjigje: ”Fillimisht, unë e këshilloj pyetësin që të emigroi nga vendi i kufrit për në një vend islam. Pa marrë parasysh se sa shumë gabime dhe devijime ekzistojnë në vendet islame. Robi mund të veprojë atje (në vendet islame) atë që ai nuk mund të bëjë në vendet e kufrit.
Ai duhet të bëj maksimumin e mundësive që të emigroi në vendin më të mirë islam dhe të shijojë jetesën islame aty si dhe le të jetojnë nën hijen e Islamit.
Nëse ai emigron për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, Allahu i Lartësuar do ta forcojë atë dhe do t’i jap atij më shumë se sa Ai ka marrë nga prej tij.
Nëse ai nuk mund të emigroi, ai duhet ta ketë frikë Allahun për aq kohë sa ai jeton në Perëndim. Ndërkohë, ai duhet ta marri çështjen me seriozitet dhe me sinqeritet nga brenda dhe jashtë dhe të përpiqet që të emigroi nga vendi i kufrit.
Madje, kur atij t`i jipet mundësia, ai nuk duhet ta shtyej dhe ta neglizhojë atë. Ai duhet të sigurohet që të shpëtoi veten dhe familjen e tij për në vendin islam, në mënyrë që fëmijët të mos qendrojnë në vendet e kufarëve dhe të rriten sëbashku me të rinjtë kufar, gjë e cila do të jetë shkak që ata të bëhen sikur ata.
Kështu është në parim, njeriu është i qytetëruar. Ajo do të ndikohet nga shoqeria e saj, d jemtë dalin me djemtë ndërsa vajzat shoqërohen me vajza dhe me djem. Fëmijët shoqërohen me fëmijë, të rriturit shoqërohen me të rriturit, kështu që, nga ku të vijë rruga e shpëtimit? Kjo ishte një pyetje.
Nëse dikush të mashtron dhe të trathton ty, ty nuk të lejohet që t`i të hakmerresh në të njëjtën mënyrë. Islami është një fe e drejtë, e sinqertë dhe e vërtetë. Ti thjesht duhet të ngulmosh dhe të jesh i durueshëm.
Sigurohu që as të mashtrosh e as të gënjesh. Këto gjëra nuk i përkasin cilësive të besimtarit. Po të kishe jetuar në një vend islam, unë do të kisha këshilluar që të kontaktoni autoritetet përkatëse, porse ti gjendesh në mesin e idhujtarëve, si do të gjykohesh nga ta, kur Allahu i Lartësuar ndalon nga të gjykuarit në gjykatat e jobesimtarëve dhe të idhujtarëve?
Duro derisa Allah të të jap një rrugëdalje. Ai i cili është i sinqertë me Allahun do të ruhet nga e keqja e keqbërësve dhe nga kurthet e mëkatarëve. Duro dhe sigurohu që ta marrësh të drejtën tënde në një mënyrë e cila është e bazuar në Sheriat.”
- 08 Maj, 2016
- Comments are off